ZGJIM’ I MERITUESHËM

nature-landscapes_widewallpaper_glowing-sunrise_6981Mendimi i disave asht shumë i çuditshëm. Këta, tue mos e dijë se ç’dobina i ka sjellë feja njerëzimit, e ngarkojnë atë me fajin e mospërparimit. Mirë po thanijet e tyne nuk vërtetohen me fakte historike, për sa i përket së vërtetës.

Kur kombet Muslimane, nër ato kohna, qëndronin në krye të kulturës, feja ishte burimi i një fuqije që kish për qëllim udhëheqjen e njerëzisë në rrugën e vërtetë të përparimit e të lumtunisë së përgjithëmonëshme. Këtë ka pasë parasysh qytetnimi Islam nër të gjithë dukjet e tij. Ai u çue nga mezi i nji populli, që pat pushue, praktikisht, nga përparimi njerëzuer.

Islamizmi u çfaq dhe, pa kalue shumë kohë, solli një transformim të plotë. Ishin pikërisht mësimet e besimit të ri, që banë mrekullinë. Arabët ishin, pa përjashtim, pjesa e njerëzimit e lanun ma mbrapa nga çdo pikëpamje, fizike, morale, ekonomike, etj. Ata në sajë të Kuranit, banë përparime të çuditëshme. Ky ndryshim i me njëherëshëm mund të duket si një fenomen i jashtë-zakonshëm, por, po të merret parasysh gjithë ajo çka ai ka sjellë, meriton të drejtën e respektit.

Këto shënime mund të tingëllojnë si akademike, për pa ndonji efekt praktik mbi konditat moderne; mirë po, unë nuk shof no një gja, praktikisht, të vlefshme në qytetënimin e tashëm, kur t’a heqësh pjesën, që i ka gjirmat ke islamizmi.

Qytetnimi modern ka të mirat dhe të këqijat e veta, dhe mund të them se, kultura e sotçme, nër fazat e saj të dëshirueshme, asht një zgjanim që ka burrue nga ajo që islamizmi pat arrijtun.

Pohoj se, konditat e Muslimanëve të sotçëm janë larg nga çka ashtë e dëshërueshme dhe për arsyena të qarta. E para asht mos përfillja e urdhërave Kuranore. Kur Muslimanët ishin në kulm të qytetnimit, llukset, lakmitë dhe qejfet personale filluenë të depërtojnë nër veprimet e tyne. Pasurija dhe jeta e rehatshme iu pruni atyne përtacinë e lethargjinë, së cilave iu shtue edhe kriza ekonomike; e kështu i zbriti ata në gjendjen e sotshme. E dyta, mungesa e karakterit, me të cilin një person, si Musliman, duhet të pajoset.

Me kohë do t’a përshkruajmë nër faqet e kësaj të përmuajshme se cila asht e meta jonë, dhe vetëm atëhere do të mund t’a kuptojmë e t’a ndjejmë vlerën e karakterit t’onë aqë të dobishëm. Kjo do të mjaftonte t’a shpjegojë të ngelunit ma mbrapa shokëve.

Këtu nuk do të gjeni morale të thata, as fjalë n’erë, por gjana të vlefshme që mund të vehen lehtë në praktikë, dhe due prej lexuesve që me i pranue ato pa frikë, se pse janë pikërisht ashtu si paraqiten në Kuran dhe në thënijet Profetike.

S’mund t’i përfundoj këto të pakta rreshta për pa u sjellë  nër mend Muslimanëve e Muslimaneve se veprat bamirëse nuk mund të gjejnë një shpërblim ma të mirë se sa n’atë të shërbimit të fesë së tyne për përkrahjen e letratyrës Islame në Shqipni, si dhe të përhapjes së saj në rininë Muslimane.

Me pak fjalë po e mbyll këtë fletë me shpresë së Muslimanët do t’a flakin idenë e gabueshme dhe se një zgjim i vërtetë e i meritueshëm, në pikëpamje fetare, do t’agojë ndër zemrat dhe mendjet e tyne.

/SHP./ Kultura Islame, Viti I, Tetor, 1939, nr. 2, fq. 49/

 

You must be logged in to post a comment Login