Xhami e re në Shkodër

inaugurimi-Dudas-17qershor2015-5

Në prag të muajit Ramazan, në një atmosferë të mrekullueshme besimi dhe qytetarie shkodrane, u inaugurua xhamia e re e lagjes Dudas.

Ceremonia e inaugurimit u përshëndet nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili falënderoi Allahun për mirësinë e madhe të kësaj dite të gëzueshme, ku pas shumë dekadash, u mundësua ringritja e xhamisë së re në Dudas, një prej lagjeve myslimane më të vjetra në Shkodër.

Myftiu falënderoi kontributin e madh të Fondacionit “Mirësia”, drejtorit të saj, z. Korab Kaja, si dhe donatorit nga Kuvajti, për këtë dhuratë të bukur, që u konkretizua sot, në prag të pritjes së Hënës së re të Ramazanit.

Ndërkohë, drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, vlerësoi këtë mirësi, si një mundësi e re që banorët e lagjes Dudas kanë për të kryer adhurimet e tyre në kushte të përshtatshme, si dhe fëmijët e tyre, për mësimin e besimit dhe Kur’anit, në ambientet komode që ofron kjo xhami e re.

Në shoqërinë e tekbireve, u bë prerja e shiritit, që u pasua me faljen e namazit të parë të mesditës nga të pranishmit e shumtë, që kishin tejmbushur xhaminë.

Pas përfundimit të faljes së namazit dhe duasë së bërë nga Myftiu, të pranishmit u përqafuan me gëzim duke këmbyer gëzimin e madh për xhaminë e re.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe: H. Edmir Smajlaj (Myfti i Malësisë së Madhe), z. Gëzim Kopani (Myfti i Pukës), z. Kujtim Dervishi (drejtor i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”), z. Tahir Zeneli (kryetar i Shoqatës “Ardhmëria”), z. Justinian Topulli (kryetar i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë), z. Ridvan Seferaj (kryetar i Shoqatës “Istanbul”), z. Ramazan Avxhe (kryetar i Vakfit “Umranije”), imamë të xhamive të Shkodrës e Malësisë së Madhe etj.

17 qershor 2015

inaugurimi-Dudas-17qershor2015

inaugurimi-Dudas-17qershor2015-3inaugurimi-Dudas-17qershor2015-8 inaugurimi-Dudas-17qershor2015-10

You must be logged in to post a comment Login