Xhami e re në Bajkaj, Delvinë

Më datë 17 shtator 2014, në Bajkaj të Delvinës u zhvillua inaugurimi i xhamisë së re. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë myftinjtë e rretheve Gjirokastër, Përmet e Sarandë, ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, z. Najjeb Al Bader, drejtori i fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, kryetari i Bashkisë Delvinë Dhurim Alinani, përfaqësues të pushtetit lokal, besimtarë e të ftuar.

Mirëseardhjen në emër të Myftinisë Delvinë të pranishmëve ua uroi myftiu Bledar Ali. Pas falënderimit dhe urimeve të rastit, z. Ali theksoi se Delvinës së kulturës dhe e traditave të bukura islame i shtohet një shtëpi e re besimi, një vatër e re e dijes dhe e kulturës.

Kryebashkiaku Dhurim Alinani falënderoi donatorët nga Kuvajti për investimin dhe fondacionin “Mirësia” me drejtor z. Korab Kaja, që mori përsipër ngritjen e kësaj godine madhështore.

Drejtori i fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, falënderoi Myftininë Delvinë për bashkëpunimin dhe në mënyrë të veçantë Bashkinë e qytetit për ndihmën e dhënë në realizimin me sukses në realizimin e projektit.

Në ceremoni përshëndetën me radhë ambasadori kuvajtian Najjeb Al Bader, nënprefekti Agron Kohila, kryetari i Komunës, Vergo Fiqiri Kulla, si dhe myftinjtë e rretheve Gjirokastër, Përmet e Sarandë.

Kështu pra, rrethit të Delvinës iu shtua edhe një xhami e re, që plotëson pak a shumë ëndrrat dhe dëshirat e banorëve dhe besimtarëve të saj të mirë për të pasur sa më shumë shtëpi besimi e drite.

xhamia e re  (2)

xhamia e re  (3)

xhamia e re  (1)

You must be logged in to post a comment Login