Vizitë në Kroaci për standardin e produkteve hallall

Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë Fejzi Shaholli dhe Drejtori i Rinisë Armand Shehu, zhvilluan një vizitë pune në Komunitetin Mysliman të Kroacisë, ku u takuan me kreun e myslimanëve kroatë, Dr. Aziz Hasanovic.

Në takim u diskutua për bashkëpunim në impelementimin në Shqipëri të standardit hallall. Më pas u vizitua edhe Qendra e Sandardit Hallall të Kroacisë, ku CEO i qendrës z. Aldin Dugonjic, u shpreh se institucioni që ai përfaqëson është i hapur për çdo bashkëpunim.

Ndërkohë përfaqësuesit e KMSH-së, gjatë vizitës dy ditore në Zagreb janë njohur me të gjithë strukturën dhe funksionimin e Qendrës së Standardit Hallall.

Më tej ata vizituan edhe kompaninë KRAS, e njohur ndërkombëtarisht për produkte të certifikuara hallall.

19 janar 2016

lajmi-1

lajmi-4

You must be logged in to post a comment Login