Vizitë e një delegacioni nga Arabia Saudite

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në një takim z. Fehd Ali Salihim, drejtor i Departamentit të Thirrjes Islame për Evropën, Amerikën dhe Australinë, pranë Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Kryetari Bruçaj e falënderoi z. Salihim për vizitën dhe shprehu vlerësimet më të larta për ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Arabisë Saudite ka dhënë për shqiptarët dhe myslimanët në veçanti.

Në vijim z. Bruçaj e njohu vizitorin me historikun e KMSH-së, ecurinë e tij gjatë këtyre dy dekadave, si dhe kontributin e tij në edukimin e shoqërisë me vlerat e moralit dhe frymën e fesë islame.

Z. Salihim falënderoi z. Bruçaj për mikpritjen dhe shprehu konsideratën e tij të lartë për atë çka institucioni i KMSH-së ofron për besimtarët dhe shoqërinë shqiptare.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i frytshëm mes palëve dhe u diskutua mundësia e thellimit të tij në të ardhmen nëpërmjet projekteve me interes dypalësh.

Zyrtari saudit shoqërohej në këtë vizitë nga atashehu fetar në Ambasadën e Arabisë Saudite me seli në Sarajevë, z. Abdulmexhid Gajth el Gajth.

Në takim ishin të pranishëm nënkryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu dhe drejtori i Zyrës së Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame, H. Hamdi Çurri.

8 prill 2015

ZK1A0078 ZK1A0163

You must be logged in to post a comment Login