Vizita pune në Fier, Tepelenë e Gjirokastër

Një grup pune i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga Nënkryetari Bujar Spahiu, zhvilloi vizita në Fier, Tepelenë dhe Gjirokastër, ku u takuan dhe biseduan me myftinjtë dhe besimtarët e këtyre qyteteve.

Drejtuesit e KMSH-së u njohën me aktivitetin e myftinive, gjendjen e xhamive dhe jetës fetare në to, bashkëpunimin me imamët dhe institucionet e rrethit, përpjekjet për ndërtimin e xhamive të reja, etj.

Nënkryetari Bujar Spahiu, pasi vlerësoi punën e mirë të myftinjve, kërkoi prej tyre një angazhim më të madh në vazhdim në drejtim të përhapjes së Fjalës së Zotit dhe veçanërisht të rritjes së imazhit të Fesë Islame.

Ndërsa Drejtori i Burimeve Njerëzore, Dorian Demetja, theksoi se problemet dhe sfidat me të cilat përballen këto myftini janë të pranishme në çdo zonë të vendit, megjithatë, ato mund të tejkalohen dhe marrin zgjidhje vetëm nëse ekziston dëshira dhe vullneti i mirë.

Gjatë qëndrimit në Gjirokastër është bërë edhe prezantimi i Myftiut të ri për këtë rreth, z. Armand Islami.

Pjesë e grupit të punës ishin edhe Armand Shehu, Drejtor i Rinisë dhe Marrëdhënieve me Xhematin në KMSH dhe Ledian Cikalleshi, ish-myftiu i Gjirokastrës, aktualisht myfti i rrethit Krujë.

19-20 Janar 2015

IMG_15826518634787 IMG_15849834594800 IMG-20150120-WA0011

You must be logged in to post a comment Login