Vazhdon prezantimi i revistës “Drita Islame”

agroni kavaje   (1)Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun në KMSH, ka vijuar prezantimin e revistës “Drita Islame” nëpër medresetë dhe institucionet islame në mbarë vendin. Bashkëbisedimi i radhës ishte ai i zhvilluar me medresistët e Kavajës (djem dhe vajza), ditën e premte, datë 1 shkurt 2013.

Në komunikimin e tij me nxënësit e këtij institucioni arsimor, kryeredaktori Agron Hoxha, u shpreh: “Jam shumë i kënaqur që më jepet mundësia të komunikoj sot me ju, pasi ju jeni brezi që do të farkëtoni të ardhmen e fesë Islame në Shqipëri”.

Më tej, z.  Hoxha bëri një prezantim të rrugëtimit të revistës (gazetës) që nga themelimi i saj e deri më sot, duke evidentuar qëllimin dhe misionin e rëndësishëm të saj në dobi të kulturës islame dhe asaj shqiptare.

Një minutazh të konsiderueshëm u rezervua për pyetje – përgjigje, ku të interesuarit u informuan për përmbajtjen e gjerë dhe rubrikat e larmishme që revista ofron për lexuesit e saj të shumtë.

Në fund,  z. Hoxha i ftoi medresistët që të japin kontributin e tyre për pasurimin dhe përhapjen e saj tek të tjerët, në mënyrë që, siç u shpreh ai, Drita e Islamit të vazhdojë rrugëtimin e saj në funksion të qëllimit për të cilin është themeluar.agroni kavaje   (3)agroni kavaje   (2)

 

agroni kavaje   (4)

 /Drita Islame/

 

 

You must be logged in to post a comment Login