Vazhdon kampionati i minifutbollit ndërmjet xhamive të Tiranës

gjysfinale

Finalja e madhe
Dine Hoxha – Kamza

Mbrëmjen e 25 marsit 2013, në ambientet e kompleksit sportiv te pishinat pranë liqenit artificial, u  zhvilluan gjysmëfinalet mes ekipeve të Medresesë, Kamzës, Dine Hoxhës dhe Kombinatit.

Ndeshja e parë ishte çifti Medreseja – Kamza kurse çifti i dytë Dine Hoxha – Kombinati.

Katër skuadrat ishin përgatitur mjaft për këto gjysmëfinale, duke dhuruar dy ndeshje sa të forta dhe me grintë sportive po aq edhe spektakolare. Ndeshja që dhuroi më shumë emocion dhe spektakël ishte ajo mes  Medresesë dhe Kamzës, që u mbyll me fitoren e kësaj të fundit.

Ndërsa përballja e dytë mes skuadrave Dine Hoxha – Kombinati. Kur mendohej se çdo gjë do të mbyllej në barazpeshë, Dine Hoxha ka kaluar në avantazh duke thyer akullin dhe duke kaluar në finale.

Ndeshja finale mes Xhamisë së Kamzës dhe Xhamisë Dine Hoxha pritet të dhurojë emocione dhe lojë të bukur pasi të dy skuadrat njihen tashmë për grintën dhe lojën e bukur.

I pyetur për organizimin e ndeshjes finale, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, tha se zhvillimi i kësaj ndeshjeje do të shoqërohet me surpriza të shumta si për skuadrat pjesëmarrëse ashtu edhe për tifozët e shumtë që priten të ndjekin këtë përballje të shumëpritur.

/Drita Islame/

gjysmefinale

 

 

 

 

 

You must be logged in to post a comment Login