<!--

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

<!--
<!--

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

<!--

Drita Islame

  • Home
  • Aktualitet
    • Vendi
    • Bota
    • Medresetë
    • Kryetitujt
  • Bota Jonë
    • Kuran
    • Hadith
    • Spiritualitet
    • Pyetje – Përgjigje
    • Nga vetë jeta
    • Retrospektivë
    • Personalitete
  • Intervista
  • Reportazh
  • Op-Ed
    • Eseistikë
  • Dossier
    • Histori
  • Sociale
    • Familja
    • Shëndeti
  • Kulturë
  • Galeri
    • Foto
    • Video
    • Ilustrime
  • Risi & Kuriozitete
  • Rreth Nesh
  • Revista PDF
  • Stafi & Kontakte
  • Abonime
  • Kalendari Islam

Urimi i H. Selim Muçës për Fitër Bajram (VIDEO LAJM)

Posted on 18/08/2012 By Drita Islame Video

[youtube dPQR_ShWiTw]

Share
Tweet
  • Të Fundit
  • Më të Lexuarat
  • Komente
  • “International Day”, larmi kulturash në ambientet e Universitetit Bedër “International Day”, larmi kulturash në ambientet e Universitetit Bedër by Drita Islame - No Comment
  • Thesare në Fjalët Profetike Thesare në Fjalët Profetike by Drita Islame - No Comment
  • Said Najdeni Hoxhë Voka (Vogli)  (1864-1903) Said Najdeni Hoxhë Voka (Vogli) (1864-1903) by Drita Islame - No Comment
  • Kryetari Muça përshëndet konferencën mbi tolerancën dhe mos diskriminimin Kryetari Muça përshëndet konferencën mbi tolerancën dhe mos diskriminimin by Drita Islame - No Comment
  • Vdekja foshnjore, pesë herë më  e lartë kur fëmijët flenë me prindërit Vdekja foshnjore, pesë herë më e lartë kur fëmijët flenë me prindërit by Drita Islame - No Comment
  • KMSH sjell Sami Yusuf në Tiranë KMSH sjell Sami Yusuf në Tiranë by Drita Islame - 3 Comments
  • E shtuna e çuditshme! E shtuna e çuditshme! by Drita Islame - 3 Comments
  • Përkthyesi i parë i Kuranit në gjuhën shqipe Përkthyesi i parë i Kuranit në gjuhën shqipe by Drita Islame - 2 Comments
  • Java e teknologjisë në Medresenë e Cërrikut Java e teknologjisë në Medresenë e Cërrikut by Drita Islame - 2 Comments
  • Tirana Gay Masquearade Tirana Gay Masquearade by Drita Islame - 2 Comments
  • Deni: E shtuna e çuditshme!
  • andi: E shtuna e çuditshme!
  • andi: E shtuna e çuditshme!
  • Zvicër: Jetmir Hasani, 10 vjeçari që di Kur’anin përmendësh
  • Shkupi: Jetmir Hasani, 10 vjeçari që di Kur’anin përmendësh
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Stafi & Kontakte
  • Revista PDF
  • Abonime
  • Kalendari Islam

Njoftimi i Kreut të KMSH për ceremonine e fillimit të punimeve të Xhamise së madhe të Tiranës

Programi i Kur'anit në Teatrin e Operas dhe Baletit (18-01-2013)

Programi i Kur'anit në Teatrin e Operas dhe Baletit Është zhvilluar sot programi me titull "Kur'ani Famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin, eveniment i organizuar nga medresetë e vendit nën kujdesin e Komunitetit Mysliman dhe Fondacionit Arsimor e Kulturor "SEMA". Organizimi i një programi të tillë është kthyer në traditë në të gjitha medresetë, por këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara, ky program u vendos të zhvillohej në Tiranë, për t'u përjetuar nga sa më shumë njerëz. Ceremonia u hap me një pjesë kur'anore të përcjellë me emocion nga hafizi medresist Enes Hyka, dhe më pas u interpretuan ilahi e poezi, të cilat evidentuan vlerat dhe mesazhet e larta të Kur'anit, librit përmbyllës të revelatës hyjnore. Programi vijoi me përshëndetjet e Kryetarit të Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, H. Dede Edmond Brahimaj, Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi dhe drejtorit të fondacionit "SEMA", Asim Budak.

90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar 90 vjet në shërbim të besimit dhe kombit 14 shekuj më parë njerëzimi njohu të gjitha mirësitë e Allahut, bazuar mbi një sistem vlerash të emërtuara Islam. Mes popujve të shumtë, shqiptarët përqafuan besimin dhe e ruajtën me mjaft dinjitet atë, duke i qëndruar besnik parimeve të tij universale. Parime të tilla islame si besa, mikpritja, toleranca etnike e fetare, u bënë pjesë integrale e traditës kombëtare. Me të drejtë ne shqiptarët krenohemi sot përpara botës dhe i ofrojmë asaj modelin më të mirë që duhet ndjekur në drejtim të harmonisë ndërfetare. Rruga nëpër të cilën ka kaluar ky sistem vlerash nuk ka qenë e lehtë por e mbushur me peripeci dhe sfida të jashtëzakonshme.

CEREMONIA E 90 VJETORIT TË THEMELIMIT TE KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

CEREMONIA E 90 VJETORIT TË THEMELIMIT TE KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mevludi ne xhaminë Et'hem Beu (24/01/2013)

Paraditen e sotme, në xhaminë historike të Et'hem Beut, në kryeqytet, u zhvillua ceremonia e Mevludit Sherif. Ndryshe nga ditët e tjera ku besimtarët mblidhen në xhami për të falur 5 vaktet e namazit, sot ata janë mbledhur për një rast të veçantë, për nder të përkujtimit të lindjes se Profetit Muhamed (a.s.). Të pranishëm në këndimin e mevludit ishin Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Kryevaizi i Shqipërisë Hafiz Shaban Saliaj, si dhe shumë besimtarë të cilët kënduan bashkërisht salavate për Profetin, dua e lutje të ndryshme. Në mbyllje të ceremonisë besimtarët janë përshëndetur dhe kanë uruar njëri-tjetrin për kënaqësinë e këtij aktiviteti. Këndimi i mevludit për nder të lindjes së Profetit Muhamed është një traditë e vjetër në trojet shqiptare. Lindja e Profetit (a.s.), është një ngjarje e shënuar që festohet me gëzim e kënaqësi të veçantë nga të gjithë besimtarët islamë. Përkujtimi i këtij përvjetori në vazhdimësi ka qenë burim frymëzimi për studime, krijimtari e botime të ndryshme fetare, letrare, historike, shkencore, kulturore e pedagogjike, që kanë shërbyer e shërbejnë për realizimin e misionit të tij. Kjo ceremoni e quajtur mevlud, simbolizon dashurinë dhe përkushtimin e besimtarit islam ndaj Krijuesit dhe krijesës më të dashur të Zotit dhe përfundon me dashurinë e tij ndaj asaj që e rrethon njeriun. Si i tillë, mevludi ngërthen në vetvete veprime të ndërthurura duke filluar nga leximi i Kur'anit famëlartë, këndimi i salavateve edhe selameve mbi Muhamedin (a.s.), përshkrimit të jetës profetike, duke nxjerrë porosi dhe mesazhe për jetën tonë të përditshme, dëgjimin e ligjëratave dhe porosive hyjnore, që kanë të bëjnë me besimtarin islam e deri te lutja e përbashkët. /Drita Islame/

Kryetari i KMSH takim me kryeministrin për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë

Kryetari i KMSH takim me kryeminitrin për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë

100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë - MEDRESEJA E TIRANËS

100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë - MEDRESEJA E TIRANËS

H. Selim Muca - Urimi per Kurban Bajram 2012.wmv

MESAZHI I URIMIT TË KYETARIT TË KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË HAXHI SELIM MUÇA PËR KURBAN BAJRAM 2012

ME SYRIN E ZEMRES 2012 (9) - KURANI DHE NJERIU

ME SYRIN E ZEMRES 2012 (9) - KURANI DHE NJERIU

ME SYRIN E ZEMRES 2012 (8) - NEVOJA PER BESIM

ME SYRIN E ZEMRES 2012 (8) - NEVOJA PER BESIM

HAXHI 2012 - Spoti i KMSH

ME SYRIN E ZEMRES 2012 (7) - MEDIA DHE FEJA

ME SYRIN E ZEMRES 2012 (6) - FAMILJA SHQIPTARE

ME SYRIN E ZEMRES 2012 (4) - EDUKATA FETARE NË SHKOLLA

ME SYRIN E ZEMRES 2012 (2) - VLERAT E RAMAZANIT

Krerët e shtetit urojnë Fitër Bajramin 2012

Autoritetet më të larta në vend zhvilluan sot ( 19.08.2012) vizita në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për të përcjellë urimet e festës së Fitër Bajramit.

Spektakël fishekzjarresh në Tiranë në pritje të Fitër Bajramit

Nata e Kadrit, KMSH organizim madhështor

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për herë të parë me rastin e Natës së Kadrit, organizoi mbrëmjen e djeshme (14.08.2012) programin "Nata e Kadrit më e vlefshme se 1000 muaj", në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përpara ish- Hotel Dajtit, që mblodhi mijëra besimtarë, gra dhe burra, fëmijë, të rinj e të moshuar. Ne kete program eshte kenduar Kuraj, lutje, dua e ligjerata mbi miresine e kesaj nate. I ftuar special i kësaj mbrëmjeje ishte Dr. Ahmed Naina nga Egjipti, një nga lexuesit më të mirë të Kuranit në botë, i cili me zërin e tij, emocionoi dhe përloti mijëra vetë të pranishëm në shesh. 14/08/2012/

Iftari i Myftinise Tirane - 31 Korrik 2012

Myftinia e Tiranës ka shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar, ku morën pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, kryetari i opozitës dhe i Partisë Socialiste, Edi Rama, prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, përfaqësues të komuniteteve fetare, deputetë, përfaqësues të pushtetit lokal, myftinj e teologë si dhe emra të njohur të jetës publike të kryeqytetit. Myftiu Ylli Gurra, pasi falënderoi përzemërsisht pjesëmarrësit për përgjigjen e ftesës, theksoi se Ramazani përveçse një ndalesë për pastrimin e shpirtit dhe forcimin e besimit të njeriut, është një moment ku manifestohen dhe marrin trajtë të mirëfilltë vlerat e larta morale njerëzore. "Ramazani -- tha kreu i myslimanëve të kryeqytetit, -- është koha ku Zoti përtej agjërimit dhe adhurimeve të tjera, na fton të rivlerësojmë raportet tona me veten dhe të tjerët dhe të kontribuojmë për të mirën e përgjithshme. Gjithçka që ne kryejnë në këtë muaj ka si themel vlerat e larta morale si: dashurinë e sinqertë ndaj qenieve të tjera njerëzore, zemërgjerësinë, mëshirën, ndjenjën e pastër të vëllazërisë dhe solidaritetit social, respektimin e përgjegjësisë së individit dhe shoqërisë". Ministri Aldo Bumçi në përshëndetjen e tij uroi besimtarët myslimanë për kёtё muaj tё bekuar. Ai theksoi se, në këtë muaj ndihet më tepër prania e Zotit, njerëzit afrohen më shumë me njëri-tjetrin, sepse ajo që i vë në lëvizje është dashuria dhe respekti për besimin dhe virtytet e larta njerëzore. "Shpresoj që ky muaj të frymëzojë sa më shumë vlera të larta dhe të ndikojë pozitivisht në jetën e besimtarëve dhe të mbarë shoqërisë shqiptare", u shpreh z. Bumçi. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. "Më lejoni të adresoj një urim të veçantë për agjëruesit, për ata që i referohen kësaj periudhe të veçantë kohe. Zoti ua lehtësoftë agjërimin dhe u dhënë forcë për ta përmbushur sa më lehtë këtë sakrificë sublime", tha z. Rama. Kreu i opozitës u ndal edhe në bashkëjetesën harmonike që karakterizon shqiptarët si popull. "Ne kemi një pasuri të madhe -- harmoninë fetare, të cilën kemi detyrë ta ruajmë dhe t'ua transmetojmë edhe brezave të tjerë", u shpreh z. Rama. Në fund, myftiu Ylli Gurra falënderoi edhe një herë të ftuarit dhe iu lut Zotit për mirësi dhe begati për ta dhe familjarët e tyre dhe për mbarёsinё e shoqёrisё shqiptare dhe mbarë popullit tonë.

Spoti i KMSH RAMAZAN 2012

Spoti i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me rastin e muajit Ramazan 2012

Njoftimi i Kreut të KMSH për ceremonine e fillimit të punimeve të Xhamise së madhe të Tiranës

•••••••

© 2012, ↑ Drita Islame

Log in - Powered by ATC.AL