Tribunë fetare në Prishtinë

Me rastin e natës së madhe të Israsë dhe Miraxhit, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës organizuan një veprimtari kushtuar kësaj nate të madhe.

Të pranishmëve në emër te Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës dhe Departamentit të Rinjve në fillim iu drejtua Kryeimami i Këshillit të Prishtinës Burhan Hashani.

Ndërsa për vlerën dhe rëndësinë e Israsë dhe Miraxhit ligjëruarn Dr. Sulejman Osmani -profesor në Fakultetin e Studimeve Islame dhe Mr . Jakup Çunaku -profesor në medresenë e mesme Alauddin të Prishtinës.

Këtë Program e begatuan edhe nxënësit e Medresesë “Alaudin”, fitues në garat ndërkombëtare të gjuhës arabe ne Turqi, të cilët me një paraqitje shumë mbresëlënëse u përkujdesën për freskimin e të pranishmëve.

Tribuna u mbajt në ambientet e Pallatit të Sporteve “Salla Kuqe”.

/BIK/Drita Islame/

 

You must be logged in to post a comment Login