Tetovë, hapet ekspozita “Kam mall për Ty, Pejgamber i All-llahut”

Ekpozita- tertove (1)

Në orët e mbrëmjes të ditës së hënë në Galerinë e Arteve në Tetovë u bë hapja solemne e ekspozitës “Me art ne flasim” që realizohet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhammedin salAll-llahu alejhi ve sel-lem”.

E shndërruar në një ekspozitë tradicionale, për vendosjen e komunikimit ndërmjet veprimtarisë së artistëve  dhe kulturës islame, këtë vit ekspozita u quajt “Kam mall për Ty, Pejgamber i All-llahut”.

Ekspozitën e përshëndeti edhe  Mr. Jëlldëz Asani, historiane e artit, njëherësh edhe autore e temës: “Kam mall për Ty, Pejgamber i All-llahut”, e cila ceku edhe metodat dhe karakterin që kanë paraqit artistët në këtë ekspozitë. Në emër të artistëve figurativ foli Jakup Ameti i cili shprehu gatishmërinë që kanë artistët që të jenë  pjesë e kësaj ekspozite dhe përvojat që fitohen nga aktivitete të tilla.

Ekspozita u shoqërua edhe me shpërndarjen e certifikatave mirënjohjeje duke përfshirë bashkëpunëtorët, autoren dhe piktorët që çdo herë kanë treguar gatishmërinë për të marrë pjesë në këtë ekspozitë. Mirënjohje e veçantë u nda edhe për Galerinë e Arteve në Tetovë që për disa vite më radhë është shndërruar në partner në realizmin e kësaj ekspozite ku në këtë viti ekspozita në fjalë u realizua në kuadër të programit vjetor të këtij institucioni kulturor.

Në hapjen solemne ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm artistësh, profesorësh, intelektualësh, student dhe nxënës, artdashës  që patën rastin të ndajnë ­çaste të bukura me pikturat dhe mesazhet që përcillnin ato.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 15 Shkurt 2013.

Ekpozita- tertove (2)

You must be logged in to post a comment Login