Televizori në familje

KIDS-TV

Përdorimi i televizorit në familje është i lidhur ngushtë me kuptimin e jetesës, madje edhe më gjerë, me kuptimin e shfrytëzimit racional e të kulturuar të kohës së lirë.

Megjithëse një mrekulli e teknikës dhe një mjet i fuqishëm informacioni, ndikimi i televizorit mbi njerëzit shoqërohet edhe me kundërshti të caktuara.

Kështu, p.sh. ai, në shumicën e rasteve, të largon nga libri. Mirëpo, ai nuk mund ta zëvendësojë gjithmonë librin, ashtu sikurse edhe ky i fundit nuk mund të bëjë gjithmonë punën e tij

Pastaj, a është e drejtë të mbahet televizori ndezur gjatë gjithë programit që ai jep?

Ka programe që janë të dëmshme, që krijojnë iluzionin se kemi të bëjmë me një botë ku vetëm bëhet “qejf”, ashtu si dhe të tjerë të mbushur me skena dhune, krimi e horrori. Cila është dobia nga programe të tilla?! Aq më tepër kur flitet për fëmijët!

You must be logged in to post a comment Login