Të luftojmë dhunën përmes vlerave humane

Dhuna, ekstremizmi dhe çdo gjë e dëmshme për njeriun dhe shoqërinë luftohet përmes vlerave humane, kështu u shpreh Kancelari i Komunitetit Mysliman z. Ylli Cikalleshi në seminarin e radhës me të rinjtë e Ndroqit.

Kancelari Cikalleshi, i pranishëm në këtë seminar trajnimi foli mbi dhunën e cila vjen si pasojë e ekstremizmit dhe terrorit.

“Rrënjët e dhunës janë të ndërlikuara. Shpesh nuk përfshihet vetëm një faktor, por ndikojnë shumë elemente, si: dëshpërimi, urrejtja dhe xhelozia, abuzimi me alkoolin dhe drogën etj., por asnjë lloj dhune nuk mund të justifikohet duke i mveshur elementë fetarë, pasi është e qartë që asnjë lloj religjion nuk e pranon dhe nuk e inkurajon dhunën, përkundrazi e dënon ashpër atë”, tha z. Cikalleshi.

Më tej kancelari Cikalleshi shtoi së elementët e dhunës shfaqen në momentin kur njeriu lë pas disa vlera humane, si besimi, edukata shoqërore, mëshira dhe dashamirësia ndaj njëri tjetrit, dhe sipas tij në momentin kur nuk i ushqejmë këto vlera por i lëmë të vdesin atëherë fillojnë të kultivohen dëshirat e këqija.

Ndërsa menaxheri i projektit, Fejzi Shaholli, theksoi faktin se për asnjë rast, situatë apo ngjarje dhuna nuk është zgjidhje. “Dhuna prodhon terror, dhimbje dhe të lënduar, dhe kjo nuk është zgjidhje, zgjidhje është respektimi i normave dhe vlerave humane, është respektimi dhe toleranca ndaj tjetrit”, nënvizoi z. Shaholli.

ZK1A0793 ZK1A0802ZK1A0772 ZK1A0804 ZK1A0822 ZK1A0827

You must be logged in to post a comment Login