Super-Hëna, pamje mahnitëse

Hëna ka zbukuruar qiellin duke iu afruar më shumë Tokës. Ajo u shfaq më e madhe dhe e shndritshme se zakonisht e sipas ekspertëve mund të sjellë batica. Fenomeni i njohur si “Hëna e Plotë në Perigje” do të thotë se ajo është 14% më e madhe dhe 30% më e shndritshme se sa kur qëndron larg planetit tonë. 
Super-Hëna u pa në orën 4 të mëngjesit të së dielës. Një term i tillë është vendosur në vitin 1979 për të shpjeguar “hënën e plotë” kur ajo është shumë pranë planetit tonë.

Ishte një panoramë spektakolare. Super-Hëna ndodhet 356.400 km larg, krahasuar me 384.400 km, distanca e zakonshme nga Toka. Orbita e hënës përreth planetit tonë nuk është më një rreth, por një kthesë në formë ovale.

Fenomeni përsëritet çdo vit. I fundit ishte në mars të vitit 2011. Shkencëtarët përjashtuan çdo tezë se fenomeni mund të sjellë me vete katastrofa natyrore.

 

 

You must be logged in to post a comment Login