Stokholm: Planifikohet ndërtimi i gjashtë xhamive të reja

Muslimanët e Stokholmit luten në xhamitë e mbipopulluara. Aktualisht, në rajonin e Stokholmit ka vetëm dy xhami të akomoduara për kryerjen e riteve fetare

Tani, planifikohet ndërtimi i gjashtë xhamive të reja për zonën metroplolitane. Tri xhami janë planifikuar të ndërtohen në qytet: në Skärholmen, Rinkeby dhe Tensta. Ndërsa tri tjera në periferi: në Haninge, Botkyrka dhe Nacka.

Këto gjashtë janë të vetmet që kanë arritur fazën e planifikimit. Ka edhe disa komunitete tjera muslimane që aktualisht përdorin bodrumet dhe vendet tjera për lutje. Edhe këto komunitete kanë treguar gjithashtu interes për ndërtimin e xhamive.

Xhamia e parë në Stokholm u ndërtua në vitin 2000, pas diskutimeve njëzet vjeçare. Së fundi, në mars të vitit 1995 Këshilli qytetit të Stokholmit, në konsultim me udhëheqësit muslimanë të qytetit, ka vendosur që stacionin e vjetër të energjisë elektrike ta kthej në xhami.

Në vitin 1996, Këshilli qytetit ia kishte shitur ndërtesën Shoqatës Islame për 8 milionë korona. Megjithatë, ndërtimi u shty për shkak të kundërshtimeve dhe protestave . Por, krahas pengesave të shumta, ndërtimi filloi në vitin 1999, ndërsa më 8 qershor të vitit 2000 xhamia u përurua./igj/

You must be logged in to post a comment Login