Stamboll, ekspozitë me dorëshkrime të vjetra të Kur’anit

IMG_2045

Dorëshkrime të Kur’anit, bashkë me ato të shkruara në disa gjuhë, janë ekspozuar në Stamboll, gjatë muajit të Ramazanit.

Pjesë të ekspozitës së organizuar nga Insan Publications, janë disa dorëshkrime të vjetra të Librit të Shenjtë të myslimanëve, duke përfshirë edhe një nga më të çmuarit prej tyre, një kopje e Kur’anit që i përket Osman bin Affanit, kalifit të tretë të myslimanëve,  e cila prezantohet për herë të parë për publikun e gjerë.

Koordinatori i ekspozitës, Junus Ipek (Peja) tha: “Ne kemi sjellë kopje të ndryshme të Kur’anit për publikun për të ndjerë kënaqësi shpirtërore duke i parë me sy. Ato janë në gjuhë të ndryshme, duke filluar nga ato që fliten në Indi deri tek ujgurët. Ornamentarët dhe kaligrafët janë paraqitur, gjithashtu, në këtë ngjarje fetrare-kulturore-shpirtërore.”

Ekspozita e çelur në qendër të Moi Art Hall të Stambollit do të qëndrojë e hapur gjatë muajit të Ramazanit.

Burimi: World Bulletin

Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi

You must be logged in to post a comment Login