Stafi i myftinisë Kurbin vizitë në medresenë e Tiranës dhe Kavajës

Myftinia Kurbin organizoi një vizitë me imamet dhe këshillat e xhamive në iunstitucioneve arsimore islame në Shqipëri, konkretisht në medresenë e Tiranës dhe  atë të Kavajës. 

Në medresenë e Tiranës u pritën nga Drejtori i shkollës Kasim Ilhan i cili i prezantoi me ambientet e shkollës, aktivitetet dhe arritjet e medresesë.  Drejtoria e shkollës i njohu ata me aktivitet e medresesë që nga fillimi i saj e gjer ne ditët e sotme. Nga ana e tyre stafi i myftinisë përgëzoi drejtuesit e kësaj shkolle për ambientet bashkëkohore e moderne si dhe për arritjet e saj.

Më pas vizita vazhdoi në medresenë e Kavajës ku panë nga afër mundësitë që i ofron nxënësve të saj si kontribut për të ardhmen e fesë Islame në Shqipëri. Ata u pritën përzemërsisht nga drejtori i shkollës z. Sami Ikiz dhe u njohën me aktivitet dhe veprimtarinë e kësaj medreseje.

Myftiu dhe pjesëmarrësit falënderuan drejtorinë e shkollës pre mikpritjen dhe shprehen urimet e tyre më të mira për vazhdimësinë e kësaj shkolle si një nga vatrat e arsimit Islam. /Drita Islame/

You must be logged in to post a comment Login