Specialistë të DAR Kukës vizitojnë Medresetë dhe Universitetin Bedër

kukes dar

 

Përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Kukës si dhe drejtues të shkollave të ndryshme të këtij rrethi, kanë vizituar Universitetin Bedër, Medresenë e Tiranës dhe Medresenë e Korçës.

Në kuadër të njohjes me institucionet arsimore islame në vend Myftinia Kukës ka organizuar një takim me përfaqësuesit e Universitetit Bedër dhe të Medresesë së Tiranës dhe Korçës. Universiteti Bedër ishte ndalesa e parë e këtij turi, ku u pritën nga stafi drejtues dhe rektori z. Ferdinand Gjana. Në takimin me z. Gjana u diskutua mbi prioritetet e këtij institucioni arsimor, synimin për të kontribuar në krijimin e standardeve në fushën e arsimit të lartë jopublik, etj. Gjithashtu u diskutua mbi kurrikulën universitare, programet mësimore në fushat studimore që ofron ky universitet dhe mbi të gjitha për standardet e larta të mësimdhënies që ka Universiteti Bedër; gjithnjë  në shërbim të arsimit si çelës i suksesit në shoqëritë demokratike.

Ndalesa e dytë ishte Medreseja e Tiranës, ku u pritën nga drejtori z. Kasem Ilhan, ku vizituan ambientet ku zhvillohet mësimi dhe në veçanti laboratorët e ndryshëm ku zhvillohej praktika mësimore nga nxënësit. Z. Ilhan i informoi vizitorët mbi arritjet e këtij modeli shkollor, ku theks të veçantë u vu mbi formimin të gjithanshëm shkencor i nxënësve dhe në sistemin dy gjuhësh të mësimdhënies shqip – anglisht. Për nder të të ftuarve ishte përgatitur një video-prezantim mbi arritjet dhe aktivitet e Medresesë së Tiranës ndër vite.

Ndalesa e fundit ishte Medreseja e Korçës ku specialistët e DAR Kukës, vizituan ambientet e medresesë, ku u surprizuan nga ambientet moderen dhe bashkëkohore të mësimdhënies.

Drejtuesit e shkollave u informuan mbi kurrikulën, sistemin organizativ dhe metodat e mësimdhënies në këtë medrese, ku vlen të theksohet edhe këtu sistemi kurrikular dy gjuhësh të mësimdhënies. Një sistem  kurrikule jo vetëm në përputhje të plotë me sistemin kurrikular parauniversitar të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për shkollat jopublike, por me kurrikulë bashkëkohore perëndimore. Vizitat vazhduan në ambientet ku organizohen aktivitetet e ndryshme, ku vlen të përmendet amfiteatri i medresesë, i cili është me parametra bashkëkohorë në të gjitha aspektet.

 /Drita Islame/

100_3652 100_3626 100_3607

You must be logged in to post a comment Login