Rritet numri i myslimanëve në Moskë, nuk mjaftojnë xhamitë

Në një të premte të ftohtë, rruga Bolshaja Tatarksaja në qendër të Moskës është e bllokuar. Kjo rrugë kalon nga xhamia më e vjetër në kryeqytetin rus.

Më shumë se dy milion mysliman tani jetojnë dhe punojnë në Moskë. Është kthyer në qytetin më të madh për myslimanët në Evropë dhe shtëpitë e saj të adhurimit nuk mund të përballojnë më.

Gjatë namazit të xhumasë ndërtesa historike është e tejmbushur dhe mijëra besimtarë falin namazin përjashta në borë.

Makinat iu bien borive të tyre dhe vendasit përpjekën të kalojnë nëpër trotuare. Kjo është një skenë e përsëritur në të katër xhamitë e Moskës, gjersa dhjetëra mijëra myslimanë mblidhen për namazin e xhumasë.

Imami Hasan Fakhritdinov thotë se autoritetet janë duke injoruar kërkesat për xhami të reja.

Myslimanët e rinj janë kryesisht emigrantë të rinj nga ish republikat sovjetike të Azisë Qendrore dhe Kaukazit.

Varfëria dhe konfliktet i detyrojnë ata të kërkojnë jetesën e tyre të re në rusi, dhe miliona Uzbek, Taxhikistanez si dhe Kirgistanez kanë gjetur punë dhe vendbanime në Moskë.

“Ka shumë prej nesh,” thotë Ulugbek, një emigrant i ri nga Uzbekistani. “Ne duhet të jemi mirënjohës që ka xhami në Moskë. Qyteti nuk është i gatshëm të presë miliona njerëz papritmas.”

Por ka të tjerë që thonë se autoritetet po injorojnë nevojat e popullatës myslimane.

Imami i xhamisë së vjetër në qytet thotë se objektet e tanishme nuk po mjaftojnë dhe se kemi kërkuar ndërtimin e xhamive të reja, por këto kërkesa po injorohen.

“Tani njerëzit duhet të falin namazin në dëborë e në shi.”

Xhamia e vjetër Tatare është duke u zgjeruar por edhe atëherë nuk do të ketë mundësinë e akomodimit të të gjithë adhuruesve.

(mesazhi)

You must be logged in to post a comment Login