“Shporta e Ramazanit” për familjet në kala të Drishtit, Shkodër

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë të tij, bëri një vizitë në kalanë e Drishtit, ku u takua me banorët që jetojnë aty, në kuadër të vizitave të Muajit Ramazan.

Myftiu dëgjoi nga banorët e kësaj lagjeje për kushtet e mjerimit, në të cilin ata jetojnë, pa ndihmë e pa përkrahje ekonomike, vetëm me një asistencë minimale prej 2.000 (dy mijë) lekësh të reja në muaj.

Me rastin e Muajit të Begatë të Ramazanit, për familjet myslimane, banuese në kala të Drishtit, u shpërnda “Shporta e Ramazanit”, si një mbështetje nga Myftinia Shkodër për këta banorë në kushte të vështira jetese.

Me këtë rast, Myftiu premtoi se Myftinia Shkodër do ta ndjekë më me prioritet situatën e këtyre familjeve dhe do të përpiqet maksimalisht të jetë pranë tyre, jo vetëm me rastin e festave dhe ditëve të shënuara fetare.

Me këtë rast, Myftiu vizitoi edhe xhaminë, thuajse të rrënuar të lagjes, ku shprehu hidhërimin e tij për veprimin tendencioz të ndërtuesve dhe projektuesve të Shtëpisë Muze, që qëndron mbi xhaminë dhe që ka marrë edhe nga vakëfi i saj, duke mos vënë asnjë dorë në restaurimin e kësaj xhamie të vjetër e të lashtë.

Myftiu u angazhua se, me mbarësinë e Zotit, shumë shpejt, do të nisë rikonstruksioni i xhamisë, ndërtimi i minares së shkatërruar, rrethimi i vakëfit dhe rikëndimi i ezanit, në këtë zonë 100% myslimane.

14 korrik 2014

?????????????????????????????????????????????????????????????? ??????????????????????????????? ???????????????????????????????

You must be logged in to post a comment Login