Shkodër, ndihma ushqimore për fshatin Domën

Me rastin e gjallërimit të muajit të begatë të Ramazanit, ditën e mërkurë, më 16 korrik 2014, Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, ka vizituar fshatin Domën, komuna Postribë, ku ka marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për krejt banorët e fshatit, realizuar në koordinim me fondacionin “Mirësia”dhe fondacionin turk“Sadakataşı”.

Me rastin e kësaj vizite, Myftiu ka uruar besimtarët e pranishëm me rastin e këtij muaji të madhërishëm, duke theksuar se Ramazani është muaji i solidarizimit me njerëzit në nevojë dhe i kontributeve, që myslimanët japin në ndihmë të njëri-tjetrit.

Myftiu, i shoqëruar edhe nga drejtori i fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, imami i xhamisë Domën dhe vëllezërit turq, kanë vizituar edhe një familje të varfër me jetimë, të cilës i është afruar një ndihmë e posaçme.

Me mbarësinë e Allahut, Myftinia Shkodër, do të vazhdojë të shpërndajë ndihma të tjera ushqimore për familjet e tjera skamnore, në qytet dhe fshat, në kuadër të muajit Ramazan.

Myftinia Shkodër falënderon fondacionin “Mirësia”dhe fondacionin turk “Sadakataşı” për këtë mirësi të dëshmuar në këtë ditë të bekuar.

shporta e ramazanit 2014 (3)

shporta e ramazanit 2014 (4)  shporta e ramazanit 2014 (1)

shporta e ramazanit 2014 (2)

You must be logged in to post a comment Login