Shfaqet dokumentari premierë “90 vjet Zani i Naltë”

New Picture

Personalitete të botës akademike, fushës së shkencës, fesë, artit dhe kulturës, ndoqën ditën e shtunë me dt. 30 nëntor 2013, shfaqjen premierë të dokumentarit “90 vjet Zani i Naltë”në Kinema Millenium,  Tiranë.

ZK1A0139 Në fjalën e hapjes Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, u shpreh se gjatë 16 viteve të jetës së saj, revista “Zani i Naltë” botoi një sërë artikujsh, që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet dhe niveli i mendimit teologjik shqiptar, gjatë periudhës së pas pavarësisë.

“Kjo revistë pati një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për edukimin fetar islam të popullatës shqiptare, por ajo zgjoi edhe ndjenjat e patriotizmit dhe të ngritjes kulturore e arsimore të popullit shqiptar”, nënvizoi z. Muça.

Ai gjithashtu shtoi se “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me rikrijimin e vet në 1990, pas disa kohësh nxori gazetën “Drita Islame”, ku për 20 vitet, ajo u bë e pandarë nga dashamirët dhe lexuesit e vet të shumtë. Viti 2012, ashtu si edhe për të gjithë shqiptarët, edhe për Komunitetin Mysliman, ishte një vit plot aktivitete, konferenca dhe botime të rëndësishme me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Krahas këtyre në janar 2012 gazeta Drita Islame u kthye në një revistë kulturore-mujore, si dhe në Tetor 2012 pas disa dekadash ndërprerje u rikthye edhe revista shkencore dhe kulturore Zani i Naltë.”

Në përfundim z.  Muça i uroi jetë të gjatë Zanit të Naltë, si dhe çdo pune që i shërben dijes dhe kulturës.

ZK1A0142Ndërsa drejtori dhe kryeredaktori i kësaj reviste z.  Genti Kruja, theksoi se, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë historikisht ka qenë promotor në promovimin e vlerave të larta islame dhe atdhetare.

“Një vit më parë kur ne të gjithë përkujtonim 100 vjetorin e shtetit shqiptar, jo rastësisht Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, vendosi të rithemelojë organin e vet të parë zyrtar, revistën Zani i Naltë.

Sot ne, pas më shumë se një viti kemi botuar numrin e pestë të revistës periodike Zani i Naltë, ku në 600 faqe artikuj shkencorë, dhjetëra studiues dhe personalitete akademike, shpalosën dijet dhe punën e tyre shkencore, në fusha tilla si shkenca islame, shkenca sociale, si sociologji, filozofi, psikologji, por edhe në histori, shkenca komunikimi, shkenca ekzakte, jurisprudencë, gjuhë-letërsi, mjekësi, etj., duke u bërë kështu një vlerë e shtuar në bibliotekat shqiptare”,  u shpreh më tej z.  Kruja.

Dokumentari me skenar të gazetarit Genti Hazizi dhe drejtorit të revistës “Zani i Naltë”, z.  Genti Kruja,  është pritur me mjaft interes nga publiku dhe studiuesit.

Ky realizimi Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nxjerr në pah kontributin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që revista “Zani i Naltë” ka patur në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe atë shoqërore të shoqërisë shqiptare përgjatë gjithë viteve që ajo ka ekzistuar.

Tashmë revista “Zani i Naltë” është rikthyer sërish në jetë për të vazhduar me të njëjtin mision që nisi 90 vite më parë.

/Drita Islame/

ok

ZK1A0120 ZK1A0122         ZK1A0180 ZK1A0184 ZK1A0213 ZK1A0107

 

 

You must be logged in to post a comment Login