SHBA, kreu i KMSH-së merr pjesë në konferencën e Lidhjes Botërore të Myslimanëve

Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar në SHBA nga Lidhja Botërore e Myslimanëve.

Konferenca me titull “Komunikimi Civilizues midis SHBA-ve dhe botës islame” mblodhi në Nju Jork, drejtues e përfaqësues të institucioneve islame nga e gjithë bota, studiues dhe intelektualë të ndryshëm.

Konferenca, e cila zgjati dy ditë, i fokusoi punimet e saj në tema si: “Kontributi kulturor midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës islame: realiteti dhe aspiratat”, “Kontributi i Islamit në promovimin e paqes botërore”, “Mitet myslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Integrimi dhe Shtetësia”, “Tendencat intelektuale në përdorimin e lirive fetare”, “Komunikimi ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës islame”, “Tipare të përbashkëta civilizuese dhe humanitare”, si dhe shumë tema të tjera.

18 shtator 2017

You must be logged in to post a comment Login