Rreth Nesh

Drita Islame tashmë vjen në formatin online me një vizion të ri dhe me ambicie të reja në hapësirën mediatike shqiptare. Numri i saj i parë doli në dritë më 10 janar 1992. Në sajë të një pune serioze e profesionale, shumë shpejt ajo u kthye në tribunën e mendimit islam dhe burimin kryesor të informacionit për myslimanët e Shqipërisë e përtej saj. Që në fillimet e saj Drita Islame ka patur si qëllim një mision të lartë shoqëror e kombëtar: atë të zgjimit të ndërgjegjes fetare e kombëtare. Ne mendojmë dhe besojmë se, edukimi i njeriut dhe të jetuarit me frymën islame e bën atë qytetar të denjë për të jetuar në një shoqëri të kohës dhe të aftë për të mbrojtur interesat e kombit.

Drita Islame është organ i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, jashtë çdo ndikimi politik. Qëllimi i saj kryesor është pasqyrimi i kulturës, vlerave dhe moralit Islam. Drita Islame, si organ mediatik, vjen me ide dhe strategji të qarta, me mbështetjen e një grupi të zgjedhur figurash, dashamirëse për të ndërtuar një vizion dhe një faqe ndryshe të prezantimit të Islamit dhe vlerave të tij. Drita Islame online është një dritare më shumë me informacione të përditshme për të gjithë lexuesit, me një larmishmëri rubrikash si: aktualitet, familja, shëndeti, shoqëria, histori, spiritualitet, kuran, hadith, shkencë, kuriozitet, kulturë dhe art, etj.

Redaksia e Dritës Islame mirëpret të gjitha bashkëpunimet që do të trajtojnë edukimin e ndjenjave fetare, kombëtare, kulturore e artistike dhe çdo sugjerim për ta ndërtuar më mirë apo për të përmirësuar cilësinë e saj.

Formati online i Dritës Islame u hap më 1 dhjetor 2011.

 “Drita Islame” është e juaja!