Rinia Islame e Wetzikonit, inovacion në davet

Me qëllim të avancimit të jetës fetare në mesin e muslimanëve të cilët punojnë në perëndim, në veçanti në mesin e rinisë, Qendra Kulturore Islamo-Shqiptare e Wetzikonit në Kantonin e Cyryhut në Zvicër, bën organizime të ndryshme, feedback-u i të cilave u kthehet në veçanti të rinjve muslimanë. Në këtë drejtim, në vigjilje të fillimit të pushimeve verore, me 3 Korrik 2011, kryesia e kësaj qendre organizoi piknik me anëtarët e saj, në të cilin morën pjesë një numër bukur i mirë i anëtarëve, në veçanti të rinjtë.

Në këtë piknik u zhvilluan aktivitete sportive dhe një drekë e përbashkët në natyrë. Por, krahas kësaj, ajo që vlen të theksohet në veçanti, është se organizimi i këtij pikniku u lidh edhe me një ngjarje të rëndësishme të historisë islame, muxhizen e Israsë dhe Miraxhit. Për këtë qëllim, u vendos që ligjërata kushtuar kësaj ndodhie, mos të mbahet brenda në xhami, por jashtë në qiell të hapur, ashtu që kur të flitet për këtë ndodhi të kenë mundësi ta shikojnë edhe qiellin drejtpërdrejtë.

Pas faljes së namazit të drekës në stadium në Qendrën Sprotive të Hinvilit, Mr.Bashkim Aliu mbajti ligjëratë rreth domethënies dhe impaktit të Israsë dhe Miraxhit në jetën e muslimanit të sotëm. Të pranishmit u ndanë të kënaqur nga kjo formë e organizimit të ligjëratave, ngase sipas tyre, kjo mënyrë e të ligjëruarit në qiell të hapur për këtë ndodhi që është e lidhur me udhëtimin në qiell, ta tërheq vëmendjen në veçanti dhe të bën të mendosh më thellë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të rinjtë muslimanë në diasporë të afrohen sa ma tepër në mes veti, dhe të tregohet se edhe përmes sportit dhe piknikut bëhet thirrje në Islam apo në forcimin e përkatësisë në Islam.

You must be logged in to post a comment Login