Raporti: 20 mijë amerikanë përqafojnë Islamin çdo vit

Në një raport të bërë publik pak kohë më parë, jepen të dhëna befasuese lidhur me ngjarjet që pasuan 11 shtatorin 2001, që tregojnë se një numër i madh amerikanësh përqafojnë Islamin çdo vit.

Sipas raportit të gazetës “Mearif”, lidhur me përvjetorin e dhjetë të 11 shtatorit, këto dhjetë vite kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të amerikanëve që përqafojnë Islamin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Forumi për Marrëdhëniet Islamo – Amerikane, gjatë vitit të parë pas 11 shtatorit 2001, numri i amerikanëve që përqafonin Islamin arriti në 34 mijë. Sakaq, gjatë këtyre dhjetë viteve, mesatarisht çdo vit 20 mijë amerikanë përqafojnë fenë islame, ku 80 % e tyre janë femra dhe pjesa tjetër meshkuj.

Kanali televiziv Franc Plus, para disa kohësh bëri të njohur se, bazuar në disa studime dhe hulumtime të kryera së fundi, Islami do të zërë vendin e parë të listës gjatë fushatave zgjedhore amerikane, kjo edhe pse sipas të gjithë informacioneve, Amerika nuk është e rrezikuar aktualisht nga sulme të mundshme nga Al Kaeda. Aq më tepër që myslimanët nuk janë komunitet me peshë demografike, pasi përqindja e tyre nuk e kalon 1 % e popullatës.

Kandidatët republikanë pajtohen me lëvizjen ekstremiste të krishterë “Tea” se rreziku me të cilin përballet Amerika nuk qëndron vetëm në praninë islame mbi tokat e saj, por tek nënshtrimi i Amerikës ndaj një lidershipi me origjinë islame, Barak Obama, i cili e ka kaluar fëmijërinë dhe rininë në Indonezi, vendi me popullsinë më të madhe islame./AO/

 

You must be logged in to post a comment Login