Ramazani minimizon ankthin social

ZK1A0049

Vizitat e të afërmve dhe miqve gjatë Ramazanit krijojnë një atmosferë të qetë ku njeriu ndihet mirë emocionalisht. Namazet e teravive të falura në bashkësi dhe iftaret e përbashkëta forcojnë më shumë marrëdhëniet sociale. Personat të cilët vuajnë nga ankthi social vijnë nga familje të cilat nuk praktikojnë vizitat te të afërmit apo miqtë. Ramazani është një muaj i cili duhet vlerësuar për sa i përket plotësimit të boshllëqeve të tilla.

Muaji i Ramazanit, ashtu siç na ndihmon të forcojmë lidhjen tonë me Zotin e Madhëruar, na mundëson forcimin e lidhjeve shoqërore dhe zhvillimin tonë personal. Ashtu siç ndodh edhe në adhurimet tjera të fesë sonë edhe tek agjërimi mund të gjejmë një anë sociale. Në të njëjtën kohë Ramazani është muaji ku zgjidhen problemet psikologjike, ku personi çlirohet nga të gjitha ankthet, frika dhe shqe­tësimet e mëparshme.

Ramazani barazon njerëzit

Disa nga shenjat më të theksuara të ankthit social janë: rrahjet e zemrës, skuqje e fytyrës, dridhje dhe djersitje e duarve, vështirësi në formulimin e fjalive, harrimi i gjërave të ditura kur flet. Këto shenja zakonisht shfaqen kur per­soni përballet me persona të cilët janë në një pozicion më të lartë se ai. Muaji i Ramazanit mundëson ambiente më të qeta dhe më të pasura emocionalisht ku personi mund të gjejë qetësinë e kërkuar.

Ndjenja e bindjes ekuilibron ndjenjën e perfeksionit

Një arsye tjetër e ankthit social është dhe perfeksionimi i tepruar. Dëshira për të qenë perfekt sjell te njeriu shqe­tësimin e gabimit. Ndërgjegjësimi rreth vetes luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e personalitetit të personit. Nëse ndryshimi mes veçorive të karakterit real të personit me veçoritë e karakterit të dëshiruar (ideal) është shumë i madh, personi përjeton ankth dhe frikë nga shoqëria. Ndjenja e bindjes ndaj një Krijuesi i tregon atij se njeriu nuk mund të jetë perfekt, nuk mund të qëndrojë larg gabimeve dhe të metave, i tregon se ndonjëherë situata nuk mund të kontrollohet nga ai dhe se duhet të bëjë aq sa ka mundë­si. Personi vlerëson në mënyrë të drejtë gabimet bashkë me anët e tyre të mira dhe të këqija. Ai person që e di se përpjekja e tij nuk do të shkojë kot edhe nëse përpiqet në maksimum, qetësohet shpirtërisht dhe parandalon bërjen e gabimeve të panevojshme.

Personi i pajisur me ndjesinë e bindjes ndaj Krijuesit nuk e sforcon veten për t’u bërë i pagabuar dhe nuk kërkon miq të pagabueshëm, sepse e di shumë mirë në cilat situata mund të gabojë. E rëndësishme është të pranojë se çdo njeri, përfshirë këtu edhe veten e tij, mund të gabojë.

Personi i mbyllur në vetvete duhet t’i njohë më shumë kohë vetes

Personat të cilët skuqen pak kur dalin para të tjerëve apo ata që turpërohen nuk duhen ngatërruar me personat të cilët vuajnë nga ankthi social. Nëse këto cilësi kritikohen nga të tjerët, atëherë mund të shndërrohen në një ankth social kur bashkohen edhe me shkaqe të tjera. Një person i mbyllur në vetvete mund të shndërrohet në një individ të qetë në shoqëri duke përfituar nga aftësitë e tij sociale edhe nëse nuk është tip shumë i hedhur.

Personat të cilët dëshirojnë të shpëtojnë nga ankthi so­cial mund ta minimizojnë atë duke hyrë sa më shpesh në ambiente sociale. Ai duhet të vazhdojë të hyjë në ambiente sociale edhe nëse ankesat vazhdojnë dhe nuk duhet të fajësojë veten. Me fitimin e eksperiencave të reja minimi­zohet frika, shtohet guximi dhe pas një farë kohe e sheh se nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Nuk duhet të jetë shumë i përgjumur apo i lodhur kur hyn në komunikim me të tjerët. Gjumi i rregullt, frymëmarrja e rregullt, sporti, ushqyerja e ekuilibruar dhe aktivitete të tjera largojnë stresin dhe vendosin ekuilibrin. Nëse ndjenja e ankthit social ju bezdis shumë, atëherë ekziston mundësia e shndërrimit të saj në fobi dhe në këtë rast kurimi mund të bëhet me anë të ilaçeve dhe psikoterapisë.

Aisa Kokiçi

(Drita Islame – Korrik 2014)

You must be logged in to post a comment Login