Rama shtron iftar në oborrin e kryeministrisë

11760186_10153088832691523_1744685842972605527_nKryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ka shtruar në ambjentet e brendshme të kryeministrisë iftar me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Të ftuar të zotit Rama ishin përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe  komuniteteve të tjera fetare në vendin tonë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të shoqatave islame, personalitete nga fusha të ndryshme, artistë e gazetarë.

Kryeministri Rama deklaroi se kjo darke nuk iu përket vetëm atyre qe besojnë, por është një mundësi për te bashkëbiseduar e shkëmbyer pikëpamje te ndryshme. Kryeministri gjithashtu vlerësoi edhe njëherë një nga virtytet e shoqërisë sonë, bashkëjetesën fetare.

“Ndjehuni plotësisht të mirëseardhur në këtë hapësirë të organizuar në respekt të muajit më të shenjtë të atyre ndër ne që, me besë, i përkasin fesë islame. Iftari ka vend për të gjithë, ashtu siç ka diçka për t’i dhënë të gjithëve, përveç vendit ku janë ulur dhe pjatave që kanë përpara. Një nga fjalët e para të Kuranit, njësoj si shtrimi i një iftari, është në fakt një ftesë, kjo ftesë thotë: lexo!. Në libra ne lexojmë çka shkruhen në letër, në një iftar ne lexojmë përmes pranisë dhe fjalëve të njëri-tjetrit”, tha z. Rama.

11705089_10153088831661523_3714702584817014455_n11737994_10153088831876523_8939530379628829518_n11201171_10153088833316523_4988849813510745222_n11737956_10153088831656523_2714672860126599938_n 11350902_10153088833351523_1828564972183828140_n

You must be logged in to post a comment Login