Qytetnim’i çalë

qytetnim'i caleQytetnimi modern, me gjithse larg qëllimit të tij të vërtetë, ende vazhdon të bajë hapa përparimi të shëndosha. Disa elemente të natyrës janë sjellë nën kontrolin e njeriut, bile mund të pretendohet t’i qeverisë, me gjithse në mënyrë të kufizueme, tokën, ujin, zjarrin e ajrin. Elektriku ka hye nën shërbimin e tij dhe dita asht afër kur yjet, në radhën e tyne, do të veprojnë një soj sikur asht zbuluen në Kuran (kaptina 16 vers. 12).

Gjendja e paraqitun në Perëndim asht tue brejtun trupin e njerzimit, dhe se doemsos s’do të shkojë shumë kur t’a udhëheqë në venitje fizike në një gradë që të mos i ngelë fuqi ose kuxim për përparime ma të nalta. Në se mendja e shëndoshë asht fëmija e një trupi të shëndetshëm, ky i fundit në radhën e tij, ia detyron ekzistencën e vet moralit të saktë. Çdo degë e qytetnimit në botën perëndimore ka këthye ose asht tue u ndërrue në mëmën e të keqes – e keqe kjo që mbrenda dy tre brezash do të sjellë paralizimin fizik të racës njerzore, e kështu krejt përparimi do të ndalojë. Le të marrim parasysh për shëmbëll efektin e sëmundjeve veneriane (ngjitëse). Mbi këtë subjekt ka shkrue në New York një libër Mr. Kidwai, ku thotë: “Në krahinën e të ndershmit Dr. Holmes rezulati i mos frenimit të instinktit seksual nga ndonjë fe e fuqishme dhe efektuese asht se pesë miljon vepra prostituti janë tue ndodhë çdo vit, dhe 98 për qind të prostituve janë efektue me sëmundje veneriane, me gjithse Ligji i Shteteve të Bashkueme asht mjaft i rreptë kundra prostituteve në çdo formë qofshin. Ashtu regjistrue se 225000 fëmijë të paligjshëm lindin çdo vjet vetëm në New York; 2 500 000 sëmundje sifilisi mjekohen për çdo mot, dhe një miljon e gjysmë fëmijë të palindun mbyten në barkun e mëmave çdo vjet në Amerikë. Këto janë statistika alarmuese, por të bazueme për burime autentike. Këto janë përfundimet e instinkteve seksuale të çfrenueme nga feja”.

“S’ka shumë, në Qershuer të vitit 1929 Mr. Gover Whalen, Komiser i Policisë së New York-ut një herë shprehu se krimi isthe tue u shtue vazhdimisht në të katër anët e Shteteve të Bashkueme. Ai deklaroi se ishte barazisht e lehtë me pastrue salonet e vjetra ose shtëpitë pubike pse ato ishin në shesh. Sot kemi 32000 kabare në qytetin e New Yorkut, të cilat ai i përshkroi si vendi ku buronin krimet e prostitutet. Asht e pa mundun me çrranjos lokalet kësodore”, tha ai “sepse ato mbijshin edhe natën porsi kërpudhat”.

Tue marrë parasysh të gjitha këto të zeza, që i vijnë njerzimit e bajnë të ditshmin të mendohet një fije për të ardhëshmen e një qytetnimi të tillë. Në Perëndim ka një mungesë të madhe në përqindjen e lindjeve dhe brazat që vijnë ka gjasë të jenë të një race të dobët e të degjenerueme, të dënueme për t’u fikun shpejt a vonë.

Shkenca mjeksore asht tue pregatit mënyrën e shërimit për t’a mjekue këtë sëmundje. Mund të dalë me sukses në përpjekjet e saj dhe të korë akoma ngadhnjime të tjera, por ato duhet pa tjetër të provojnë një rrezik për shëndetin me kalim kohe. Do të veprojë si një falje fizologjike e përkohshme, jo ma pak të rrezikshme për mirëqenien morale se sa ajo shpirtnore dhanun njerzimit me anë të fesë formale.

Frika e ndëshkimit asht një ndalesë efektive për të keqen mbi këtë tokë. Na e gjejmë ktë të vërtetë të dukshme në frikën e ligjit të sëmundjeve dhe të zemërimit që do të vijë. Në çdo rast e ka ndalue dallimisht vrullin e të keqes, por fatkeqsisht kultura perëndimore e ka ngritun damkën e krimit të ligat e ndryshme që anojnë me shkatrrue fabrikën shqnore. Doktrina e të falmes së mëkateve kanë ngritun frikën e dënimit që një mëkatar do të ketë në t’ardhëshme. Në se Pererëndimi asht ba ma i padrejtë se Lindja, asht për arsye se doktrina i vue mëkatit një lloj dhurate. Ndëshkimi nga natyra në formë të ndonjë sëmundje të tmerrshme ka udhëhqun në zbulimin e një mjekimi dhanun keqbamësit për me e mbrojt atë nga përfundime të rrezikshme shëndetsore. Zbulimi i një mjekimi të tillë kishte me ngrit nevojën e një kujdesi dhe i ep keq-punuesit letrën e bardhë të zhytet në epshet ma të poshtra shtazore. Pse të mos mendojmë na për ndonjë urdhën moral, që t’a ngren nevojën e një veprimi fizik në këtë pikpamje?

Po, ka edhe shumë të këqija të tjera përveç atyne të seksit, të cilat vijojnë të kanosin mbi ngrehinën e qytetnimit të kombeve. Prap sifilisi, veremi dhe sëmundje të tjera të rrezikshme apin po ato përfundime e bile në një formë ma të frigëshme. Veç adylterisë së një natyre të çfrenueme janë edhe faktorë të tjerë, që ndihmojnë dekadencën e paevitueshme të një qytetnimi si ky. Pija, bixhozi, rrena, mashtrimi dhe grabitja me mjeshtëri, të korruptuem gjithashtu edhe nga i ashtuqujtuni seksi delikat; mbytja e negërve, vrasje, helmime, luftime, paragjykime race, kamatë, kapitalizëm – qëllim i të cilit asht me grabitë punën e një puntori që e ka hak – eksploatime e shumë të tjera. Mungesa e përfilljes së fëmijve dhe lanëja mbas dore e të gjitha lidhjeve morale e shoqnore n’emën të lirisë, janë ndër tiparet kryesore të kohës. Libertinizmi asht përzi me liri. Këto kondita paraqesin një pamje vajtuese dhe s’mund të bahen garant për vijimin e konditave të lumtënisë së dukëshme. Fati i Pompeit i pret shumë qytete të botës perëndimore. “Historija e jonë” thotë Signof the Times e Amerikës, “po shkon paralel me atë të imperatorive dhe të kombeve të tjera të historisë; fëlliqsija dhe epshet ei dërguen ata bashkë me venë, gra dhe kangë, në portat e skëterrës e të shdukjes. Ato janë tue shtrue rrugën e tyne drejt orizonteve të ferrit po mbi këtë tokë të Zotit”. A asht një histori kësisoj e vlefshme për t’u marrë në konsderim? Dhe akoma për t’u mëshirue ma tepër asht fakti se po ata shkrimtarë që bisedojnë dhe shoshitin qytetnimn e tashëm janë kështu tue shpejtue shkatrrimin e tij.

Na s’kemi nevojë të kërkojmë ndonjë xhehennem ma të rreptë pse e kemi këtu, nër qytetet e kësaj toke. Asht plaga morale e helmueme që ka infektuar të krejt sistemin. Mirë po ku e ka shërimin? Kultura materiale ka dështue kryekëput t’a gjejë atë; po një soj, mund të thohet edhe për intitutet që e përkrahin këtë. Tokat e kulturueme i ushqejnë dhe i rrisin këto vese të këqija. Amerika shpenzon miljona dollarë për misionet e saj me qëllim të përmirësojnë moralin e të tjerëve, porse nga ana tjetër i toleron demoralizimet.

Në krahasim të padallueshëm në mes të mësimeve të besimeve të ndryshme në këtë pikë to t’ishte pa dobi. Pema njifet nga kokrrat e saj që nep. Lindja asht ma e pastër se Perëndimi dhe nër popujt e Lindjes Muslimanët paraqitin nji jetë ma të thjeshtë e të dlirt, dhe se ky nuk asht një pohim i thatë. Faktet dhe figurat e vërtetojnë atë. Populli Musliman i lindjes asht i vorfën nër gjanat e kësaj bote për shkak të shtypjes ekonomike të sunduesve të huej, të cilët me çdo mënyrë duen t’i mbajnë n’errësinë ma të madhe, tue mos i lanë shtek përparimi tue i qit para pengesat ma të mëdha. Me gjithë këtë janë perpetitët historike që nuk i lenë me çu krye Muslimanët nga shumë pikpamje. Me gjith që shumica e muslimanve banojnë në pjesën e krahinave të nxjehta, prap ata janë të shpëtuem nga sëmundjet veneriane. Na sjemi të pasun, por ska të papunë në tokat Muslimane. Prindër të vorfën me fëmijë miljonerë janë fenomene krejt të panjohura në Lindje e sidomos nër Muslimanë.

Asht e lehë me gjet shkakun e vërtetë të shërimit të këtyne plagve. Islami asht feja e jetës dhe parimet e saj praktike kanë prodhuar rezultate të kënaqshme. Kurani nuk asht një libër me parime morale të pazbatueshme që merren me idale të imagjinueme. Libri Islam dhe Mësimet e Muhamedit (a.s.) kanë një dallim të dukshëm. Ata as nuk reklamojnë mbi moralin në terma të përgjithshme as që humbin vehten në asgjasime filozofike. Islami nuk i ep mësimet e veta në formë të ngatrrueme e të pa kuptueshme por vepron ashtu sikundër ban një kirrug në odën anatomke që ep emnin dhe i gjen vend çdo nyje dhe nerve të keqe, vëzhgon me kujdes çdo çashtje individuale, zgjat dorën në pjesën e sëmurë e pastaj e ven atë nën shërimin mjeksor ose i gjen barin e posaçëm smundjes si mbas rastit. Një kritikues mund të dyshojë në këtë thanëje, por le të marrë për një moment në konsiderim konditat që ndodhen në botë në këtë pikë të zbulojë shkaqet. Islami asht një fe që mban rekordin. Pse-ja dhe si-ja e çashtjes gjiindet në parimet e tij, të cilat janë praktike dhe të përshtatshme me jetën. Rreth këtij subjekti mund të flasim edhe ndonjë herë tjetër.

“Marrë nga Kultura Islame”, Gusht 1942, Nr. 12, fq. 349

/Drita Islame/

You must be logged in to post a comment Login