Qytetit të Shkodrës i shtohet një xhami e re në lagjen Dërgut

durgut shkoderE xhumaja e 18 tetorit 2013 do të mbahet mend si ditëlindja e xhamisë më të re në qytetin e Shkodrës, asaj në lagjen Dërgut.

Në prag të namazit të xhumasë së kësaj dite, Myftinia Shkodër dhe Shoqata “Burimi” kanë organizuar ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në Dërgut, realizuar falë donacioneve të kuvajtianit Hamed El-Faris, me ndërmjetësimin e Shoqatës “Burimi”.

Pas prerjes së shiritit të inaugurimit të xhamisë së re nga Myftiu i Shkodrës, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër dhe Drejtori i Shoqatës “Burimi”, është mbajtur një ceremoni hapje, në prag të namazit të parë të xhumasë në këtë xhamitë re.

Fillimisht, Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, ka falënderuar Shoqatën “Burimi” për bashkëpunimin me Myftininë Shkodër, që solli edhe realizimin e kësaj xhamie të re shumë të dashur për besimtarët.

Ceremoninë e ka përshëndetur edhe Drejtori i Shoqatës “Burimi”, z. Sokol Mandi, i cili shprehu kënaqësinë e madhe të mbërritjes së kësaj dite të begatë dhe falenderoi donatorin nga Kuvajti, z. Hamed El-Farissi dhe bashkëpunëtorët e shoqatës së tij për kontributin dhe sakrificën në plotësimin e këtij projekti të bukur.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, i cili vlerësuoi ndërtimin e xhamisë së re në lagjenDërgut, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen e tij për Myftininë Shkodër dhe bashkëpunëtorët e saj, që popunojnë për herë e më shumë për ngritjen e xhamive të reja në qytet.

Më  pas u fal namazi i xhumasë.

/Drita Islame/

You must be logged in to post a comment Login