Pukë, zhvillohet simpoziumi “Shembulli i Profetit Muhamed a. s.”

Puke-simpozium per profetin (1)

Në kuadër të përkujtimit të  Profetit të Njerëzimit Muhamedit a.s. myftinia Pukë organizoi më 13 prill 2013 simpoziumin “Shembulli i Profetit Muhamed a.s.”.

Në simpozium morën pjesë: Myftiu i rrethit Pukë imam Gëzim Kopani, Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi, Kryetari i shoqatës “Istanbul” z. Ridvan Seferaj, Drejtori i Medresesë Haxhi Sheh Shamia, z. Kujtim Dervishi, si dhe grupi artistik i kësaj Medreseje.

Puke-simpozium per profetin (3)

Myftiu i Pukës, Imam Gëzim Kopani

Simpoziumi u hap me lexim Kur’ani nga maturanti i Medresesë së Shkodrës njëherazi edhe hafiz, Ahmet Agolli. Më pas Myftiu i Pukës imam Gëzim Kopani mbajti një fjalë përshëndetëse, i cili pasi falënderoi për prezencën e Kancelarit të KMSH z. Ali Zaimi, theksoi se “në mbarë botën zhvillohen aktivitete kushtuar hz. Muhamedi a.s., me qëllim që njerëzimi të jetë pasues i edukatës së tij. Le të bashkohemi të gjithë duke bashkëpunuar në edukimin e brezave tanë me shembullin dhe edukatën e Profetit Muhamed a.s.”

Në fjalën e tij Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi u shpreh: “Falënderimet i përkasin vetëm Allahut të Madhëruar që na nderoi me fenë islame. Myftinia e Pukës është një ndër Myftinitë që zhvillon shumë aktivitete për të cilën duhet përshëndetur. Sot jemi bashkuar për të folur rreth  hz. Muhamedi a.s., njeriu i cili ishte dhe është shembulli më i lartë i njerëzimit. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm, ishte prind i lartë, bashkëshort ideal dhe diplomat i zoti. Ai ishte njeri i besueshëm saqë myslimanë dhe të krishterë i besonin atij gjërat më të shtrenjta.”

Puke-simpozium per profetin (4)

Kancelari i KMSH, Ali Zaimi

Ndërkohë Drejtori i Medresesë Shkodër z. Kujtim Dervishi, duke përshëndetur këtë aktivitet vlerësoi punën e Myftinisë Pukë. “Dihet se kush investon për diturin, dhe besimin islam, veçanërisht për rininë investon për të tashmen dhe të ardhmen. Investon për shoqërinë dhe kombin”, u shpreh z. Dervishi.

Më pas aktiviteti vazhdoi me kumtesën “Muhamedi a.s., themeluesi i qytetërimeve” mbajtur nga zv. drejtori i Medresesë Shkodër Merxhan Shehu. Një kumtesë tjetër që u dëgjua me interes ishte “Dashuria për Profetin a.s.” e mbajtur nga Imami i Xhamisë Parrucë Shkodër, Naim Drijaj.

Në fund të simpoziumit grupi artistik i Medresesë Haxhi Sheh Shamia Shkodër kënduan pjesë nga Mevludi, ilahi dhe poezi Islame. Për të pranishmit u shpërndan literaturë islame, revista si dhe kalendari i murit botuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kulturës Pukë Eqerem Çabej.

/Drita Islame/

Puke-simpozium per profetin (5) Puke-simpozium per profetin (6) Puke-simpozium per profetin (7) Puke-simpozium per profetin (2)

 

You must be logged in to post a comment Login