Pukë, Myftinia aktivitet për 70 vjetorin e Çlirimit

???????????????????????????????Ky takim u zhvillua në kuadër të 70 vjetorit të Çlirimit si dhe të 102 vjetorit të Pavarësisë, Myftinia Pukë ka organizuar njw program në  fshatin Flet.

Në këtë takim mori pjesë  Myftiu i Pukës Gezim Kopani, kryeplaku i fshatit Flet Riza Zeqa etj. Takimi filloj me leximin e verseteve të Kuranit për të vazhduar me kumtesën e anëtarit të Këshillit të Myftinisë së rrethit të Pukës Afrim Laçi i cili foli mbi “Historikun e besimit mysliman në fshatin Flet”.

Myftiu i rrethit të Pukës Gezim Kopani pasi solli në  kujtesë  disa fakte historike të luftës (vitit 1912-1913) dhe të kontributit të besimtarëve mysliman dhe  jo vetëm të  fshatit Flet. “Dua të nis këtë takim me thënien e Hafiz Ali Korçes i cili thotë: “Zot, të na rrojë Atdheu, Kombësia! Aq sa të rrojë edhe gjithësia!”, është ky objektivi i fesë  islame që ka edukuar për breza familjen shqiptarë. Si myfti i rrethit të Pukës ndjehem krenar për heroizmin e imam Osman Hoxhës si dhe të myezinit Bajram Haziri të cilët luftuan dhëmb për dhëmb me serbët. Fshati Flet është shembulli më i mirë ku kleri mysliman ka vulosur kontributin e vet në mbrotje  të Atdheut. Kujtoj këtu  imamin  e  xhamisë  së  fshatit Kulumri Osman Hoxha i cili ra dëshmor për Liri e Pavarësi si dhe shumë  banorë të  fshatit Flet.”, tha z. Kopani.

Në fjalën e tij kryeplaku i fshatit Riza Zeqa pasi falënderoi Myftininë e Pukës tha: “…Ndjehem shumë  mirë që sot në  festen e 29 Nëntorit keni ardhur në fshatin tonë. Ky takim është vlerësim për ne. Vetëm  ju  po kujtoni kontributin e fshatit Flet në luftën kundër  pushtuesit Serb. Kohë më parë fshati ynë ka qenë shumë i populluar. Mos vallë fakti që sot ky fshat ka pak banorë ka bërë që institucionet e shtetit të mos e kujtojnë luftën heroike të fshatit Flet? Ky ishte fshati që ndaloi depërtimin serb. Ky është  fshati që i dha Dëshmor  këtij shteti. Çfarë është bërë për këtë fshat? Asgjë. Prandaj gjej rastin t’ju falënderoj edhe një për këtë aktivitet kaq domethënës.”

29 Nëntor 2014

 

You must be logged in to post a comment Login