Pse përqafova Islamin?

Nga: T.H. McBarklie

Këto pak rreshta janë një përpjekje modeste nga ana ime për t’iu përgjigjur pyetjeve të shumta që më vijnë nga vende të ndryshme me të cilat kërkojnë shpjegime “pse përqafova Islamin”. Këtu nuk do të flas për besimin, sepse ky është unik për të gjithë qeniet, besimin në Krijuesin.

Pranova këtë fe sepse kjo është e feja e historisë dhe mësuesi i saj është personalitet në histori. Ne dimë shumë pak për fetë e tjera dhe mësimet e tyre; disa të dhëna aty këtu që përbëjnë parimet morale na janë bërë të njohura, por saktësia e tyre është pranuar në mënyrë që i le vend denoncimit. Jeta e gati gjithë mësuesve të tjerë është e errët, e shoqëruar me mite e mistere dhe nuk na ndihmon të lexojmë mësimet e tyre nën dritën e veprimeve të tyre. Nga ana tjetër, në rastin e Islamit, asnjë njeri nuk ka dyshuar deri tani në autenticitetin e shkrimeve të tij të shenjta. Libri i Islamit, Kurani i shenjtë, është i njëjtë sot me atë që ishte në ditët e Profetit të shenjtë. Veprat dhe thëniet e tij, në të cilat ai shtjellon parimet e ndryshme të Kuranit, kanë ardhur deri tek ne me një pastërti origjinale.

Unë gjeta në to një ngushëllim për të cilin u lodha kot së kërkuari gjetiu, unë kisha nevojë për një fe të thjeshtë e praktike, të zhveshur nga dogmat,doktrinat e mendimet, të cilat nuk mund t’i pranoj pa vrarë arsyen. Për të kryer detyrën time ndaj Zotit, që na krijoi , dhe detyrimet ndaj fqinjit tim, si krijesë e të njëjtit Zot, është dhe duhet të jetë qëllimi kryesor i çdo sistemi fetar, por Islami erdhi për të dhënë maksimumin në një trajtë praktike. Ne duhet të marrim edhe shembullin e tij për të pritur ato që ndodhin dhe kërkesat e jetës dhe udhëzimet për të na drejtuar në punët tona të vështira. Këtë unë e gjeta në Islam.

Irlandë

 

One Response to Pse përqafova Islamin?

  1. refat 07/07/2012 at 07:39

    All-llahu ta shpërbleftë besimin 

You must be logged in to post a comment Login