Pse jeni krijuar? 

10987501_979723285371306_4282089255971459857_oPo t’i pyesni njerëzit se pse janë krijuar, do të merrni përgjigje të paqarta. Njerëzit s’do ju kuptojnë. Ata do të thonë: Ç’është kjo pyetje? Disa do të thonë: “për të përmbushur misionin e madh në jetë”. Kur i pyesim se cili është ky mision, përgjigja është: “Nuk e di!”
Gjatë historisë, shkencëtarët vazhdimisht pyeteshin: “Pse jemi krijuar?” Në fakt, nuk ekziston asnjë burim që ofron përgjigje të qartë për këtë pyetje përpos Islamit. Më poshtë do të paraqesim disa përpjekje të shkencëtarëve për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje:
– Platoni ka menduar dhe ka studiuar shumë dhe në fund ka dhënë mendimin e tij për qëllimin e ekzistimit tonë. Ai thotë se Zoti ka krijuar universin dhe pastaj e ka harruar atë dhe për këtë arsye, njerëzit ofendojnë dhe vrasin njëri-tjetrin, sepse nuk e dinë arsyen e ekzistencës. Ajeti kuranor e mohon fuqimisht këtë ide, kur thotë: “Dhe Zoti juaj nuk harron kurrë”.
Pse jeni krijuar? Nëse e dini përgjigjen do të dini si ta definoni qëllimin tuaj. Përgjigja më e mirë dhe më specifike për këtë pyetje gjendet në Kur’an: “Unë nuk i krijova xhindet dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Por, a do të thotë kjo se adhuruesit e Zotit nuk duhet të bëjnë asgjë më tepër përpos se të falen, të agjërojnë etj. Natyrisht, ky nuk është kuptimi i ajetit. Ajeti do të thotë se duhet të jetoni normalisht, mirëpo qëllimet dhe synimet tuaja përfundimtare duhet të kenë si bosht kënaqësinë e Zotit xh.sh.
Amër Halid

You must be logged in to post a comment Login