Promovohet libri “Kur’ani dhe Njeriu”  

ZK1A1018Në vlerësim të punës dhe kontributit të studiuesit Xhemal Balla, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi më 6 maj 2015, në sallën e konferencave të Universitetit Bedër, promovimin e librit “Kurani dhe Njeriu 5”, koment i veprës “Ajka e kuptimeve të Kurani Qerimit” të Hafiz Ibrahim Dalliut.

Drejtori i Kulturës në KMSH, Dr. Genti Kruja, u shpreh se ky botim është me tepër vlera pasi sjell një kontribut të ri në literaturën islame në gjuhën shqipe.

Prof. Dr. Musa Kraja vlerësoi lart figurën e Hafiz Ibrahim Dalliut dhe kontributin e tij jo vetëm në fushën e fesë, por edhe në rrafshin kulturor, atdhetar e kombëtar. Ai u ndal më tej në vlerat dhe sendërtimin e veprës në fjalë, duke evidentuar disa nga temat më të rëndësishme të trajtuara me kujdes dhe kompetencë prej autorit, të cilat krahas informacionit të gjerë e të bollshëm, ofrojnë zgjidhje për probleme të ndryshme me karakter fetar e social.

Ndërsa për kontributin intelektual e shoqëror të z. Balla, diskutoi Prof. Shpëtim Beqiri, i cili solli copëza nga jeta e z. Xhemal Balla në profile të ndryshme të punës së tij si mësues, metodist, drejtues e organizator aktiv i procesit mësimor-edukativ. Si ish-nxënës i tij, ai vlerësoi guximin dhe vendosmërinë e autorit për të përhapur Fjalën e Zotit dhe kontribuar në shërbim të kulturës islame dhe asaj shqiptare.

Ndërsa vetë autori përshëndeti dashamirësinë dhe ngrohtësinë e të gjithë pjesëmarrësve dhe falënderoi Komunitetin Mysliman për mbështetjen e treguar.

Duke falënderuar folësit dhe pjesëmarrësit në këtë veprimtari, Dr. Genti Kruja i uroi prof. Xhemal Ballës shëndet dhe jetë të gjatë, me qëllim që botime të tjera të tij të pasurojnë vitrinën e librit islam.

Në fund, për pjesëmarrësit u dhuruan librat “Kurani dhe Njeriu” dhe “Xhemal Balla, studiues dhe mendimtar islam”.

ZK1A1023 ZK1A1069 ZK1A1109  ZK1A1124

ZK1A1115

You must be logged in to post a comment Login