Program madhështor për Kuranin në Teatrin e Operës dhe Baletit

Vlerësohen nxënësit e rinj të Kur’anit Famëlartë

programi kuranit 2013 (14)

Është zhvilluar sot programi me titull “Kur’ani Famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin, eveniment i organizuar nga medresetë e vendit nën kujdesin e Komunitetit Mysliman dhe Fondacionit Arsimor e Kulturor “SEMA”.

programi kuranit 2013 (1)

Organizimi i një programi të tillë është kthyer në traditë në të gjitha medresetë, por këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara, ky program u vendos të zhvillohej në Tiranë, për t’u përjetuar nga sa më shumë njerëz. Ceremonia u hap me një pjesë kur’anore të përcjellë me emocion nga hafizi medresist Enes Hyka, dhe më pas u interpretuan ilahi e poezi, të cilat evidentuan vlerat dhe mesazhet e larta të Kur’anit, librit përmbyllës të revelatës hyjnore. Programi vijoi me përshëndetjet e Kryetarit të Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, H. Dede Edmond Brahimaj, Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi dhe drejtorit të fondacionit “SEMA”, Asim Budak.

programi kuranit 2013 (15)

Në fjalën e tij z. Muça foli për rëndësinë e Kur’anit si libër i zbritur për njeriun dhe shpëtimin e tij në të dy jetët. “Zoti i ka atribuuar njeriut cilësinë e mëkëmbësit të Tij në tokë. Për ta nderuar edhe më shumë Ai ka zbritur Kur’anin, si manual orientues e ndihmës për ndërtimin e jetës mbi vlerat e moralit dhe virtytit”, tha z. Muça.

Në vazhdim ai shtoi se “jemi mbledhur në këtë sallë për të vlerësuar përkushtimin e nxënësve të medreseve tona, të cilët edhe pse për një kohë të shkurtër arritën të mësojnë leximin e Kur’anit, për t’u orientuar dhe përfituar prej këtij libri që vazhdon të ndriçojë zemrat dhe shpirtrat e atyre, që e lexojnë dhe kuptojnë mesazhet e tij”.

programi kuranit 2013 (13)

Ndërsa ministri Aldo Bumçi pasi vlerësoi këtë program të mrekullueshëm u shpreh: “Ne si qenie njerëzore nuk jemi të vetëmjaftueshëm, prandaj Zoti ka zgjedhur të komunikojë me ne nëpërmjet librave. Ai mund të kishte zgjedhur shumë mënyra, por zgjodhi fjalën për të arritur tek ne dhe zemra jonë. Për çdo libër ka një herë të parë, ndërsa me Kur’anin dhe librat e tjerë qiellorë nuk ndodh kështu. Leximi i tyre mbetet gjithnjë herë e parë”. Më pas ai uroi nxënësit e medreseve për përkushtimin dhe pasionin e tyre në mësimin e Kur’anit, duke u shprehur: “Ju shpreh urimet më të përzemërta juve dhe mësuesve tuaj për këtë fillim të mbarë, që shërben si një pikënisje premtuese në rrugën tuaj drejt suksesit”.

programi kuranit 2013 (2)

510 nxënës të medreseve të Tiranës, Kavajës, Korçës, Cërrikut e Beratit, kanë filluar mësimin e Kur’anit që nga muaji shtator 2012 dhe falë vullnetit dhe punës këmbëngulëse kanë arritur të hyjnë në Kur’an, falë ndihmës së madhe që kanë dhënë edhe mësuesit e kësaj lënde.

Këtë aktivitet kulturor e ka përshëndetur një grup artistik i ardhur posaçërisht nga Turqia, që i ka shpërblyer të pranishmit me ilahi të zgjedhura në turqisht dhe arabisht.

Programi vazhdoi me këndimin e dy pjesëve Kur’anore nga medresistët Elona Kaçuli dhe Theodhor Tomorri.

Certifikata dhe stimujt e ndryshëm nxënësve më të rinj të Kur’anit, iu dorëzuan nga nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, myftinjtë e rretheve dhe drejtorët e medreseve.

Aktiviteti u përmbyll me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, kënduar nga nxënësi i medresesë së Korçës Xhoni Telku, e cila riktheu tek të pranishmit që kishin tejmbushur sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit, përjetimet emocionuese të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

programi kuranit 2013 (12)

programi kuranit 2013 (11)

programi kuranit 2013 (3) programi kuranit 2013 (6) programi kuranit 2013 (7) programi kuranit 2013 (8) programi kuranit 2013 (10)

/Drita Islame/

You must be logged in to post a comment Login