Prezantimi i revistës “Drita Islame” në Medresetë Shqiptare (FOTOLAJM)

drita islame

Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun në KMSH, ka vijuar prezantimin e revistës “Drita Islame” nëpër medresetë dhe institucionet islame në mbarë vendin.

Drejtori i Drejtorisë së Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun në KMSH, Agron Hoxha ka njohur nxënësit e medreseve me rrugëtimit të revistës/gazetës, që nga themelimi i saj e deri më sot, duke evidentuar qëllimin dhe misionin e rëndësishëm të saj në shërbim të besimtarëve myslimanë për edukimin dhe avancimin e tyre fetar e kulturor.

Gjithashtu nxënësit u informuan për përmbajtjen e gjerë dhe rubrikat e larmishme që revista ofron për lexuesit e saj të shumtë.

Gajtë prezantimeve ka patur edhe pyetje – përgjigje, ku z. Hoxha është treguar i gatshëm t’i jepte përgjigje medresistëve në mënyrë që ata të krijonin një ide për mënyrën se si revista funksionon.

Gjithashtu nxënësit janë ftuar që t’i referohen “Drita Islame” për zgjerimin e njohurive të tyre mbi Islamin si dhe për gjetjen e zgjidhjeve për problemet bashkëkohore, si dhe të japin kontributin e tyre për mes shkrimeve.

 

 

You must be logged in to post a comment Login