Presidenti Nishani shtron iftar

Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Bujar Nishani, shtroi iftar në Pallatin e Brigadave, me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit.

Të pranishëm në këtë iftar ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, përfaqësues të bashkësive fetare, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, përfaqësues të institucioneve në vend, si dhe drejtues të shoqatave islame në Shqipëri.

Presidenti Nishani uroi besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman në Shqipëri.

Presidenti gjithashtu u shpreh se sakrifica sublime në muajin e Ramazanit e nxisin e i kujtojnë shoqërisë sonë se ne kemi nevojë përherë për t’ju përkushtuar Zotit në të gjitha format.

7 qershor 2017

You must be logged in to post a comment Login