Presidenti Nishani shtron iftar, vlerëson rolin e Komunitetit Mysliman

11667500_917637611630128_7020839883632549121_nPresidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani shtroi një Iftar me rastin e muajit të Bekuar të Ramazanit.

Të pranishëm në këtë darkë, ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, Ministrja e Kulturës, Ambasadori i OSBE, Ambasador Florian Raunig, përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri, klerikë, drejtues të institucioneve të shtetit, etj.

Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen e tij për kontributin që Komuniteti Mysliman ka dhënë për harmoninë fetare në vend.

“Dua të shpreh të gjithë mirënjohjen time për kontributin që Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe drejtuesit e tij kanë dhënë për harmoninë ndërfetare për mbështetjen e tyre pa kushte ndaj demokracisë dhe integrimit europian dhe demotivimin që i kanë bërë çdo forme të instrumentalizimit fetar në vend”, tha Presidenti Nishani

Kreu i shtetit theksoi se tradita e islamit në vendin tonë është e shkëlqyer.

“Jemi mbledhur sonte të gjithë së bashku në këtë darkë Iftari në shenjë respekti të thellë për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, të cilët me devocionin dhe përkushtimin e tyre ndaj Zotit po e përcjellin Muajin e Madhërishëm të Ramazanit në paqe, harmoni e përshpirtje duke reflektuar dhe promovuar mesazhin që vjen prej tij. Ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të mbarë!”, tha më tej Presidenti.

Sa i përket harmonisë fetare në vend ai tha gjithashtu se ajo vjen natyrshëm nën ritmin e jetës.

“Kjo dialektikë e jona nuk është realizuar kurrë me ushtarë, asnjëherë me konventa, pa nevojë ndërmjetësish, por natyrshëm nën ritmin e jetës. Ky Muaj i sakrificës dhe dëlirjes shpirtërore i afron më tepër njerëzit duke na kujtuar se nuk është kurrë vonë për t’u vetëpërsosur dhe për t’u bërë më të mirë e më të drejtë, sepse kështu do të kemi një shoqëri më humane, një jetë më të lumtur, një botë akoma edhe më të sigurt. U uroj me mirënjohje paqe e mirësi të gjithë besimtarëve myslimanë!”, tha z. Nishani.

Nga Pallati i Brigadave, kreu më i lartë i vendit tha se shteti shqiptar është mik i besimeve fetare dhe garantues i lirisë së tyre.

11141117_917637394963483_7630848729723446283_n1897021_917637651630124_3524563541856891784_n

 

 

 

You must be logged in to post a comment Login