Përkujtohet Profeti Muhamed a.s. në qytetin e Pukës

Më 28 mars 2015 në qytetin e Pukës si asnjë herë më parë, Pallati i Kulturës, ishte i mbushur me dashuri dhe gëzim, atmosferë  nga programi “Përjetësisht me Ty” kushtuar Profetit Muhamed a.s.

Myftinia Pukë në kuadër të përkujtimit të Profetit Muhamed a.s., në bashkëpunim me Medresenë H. Sh. Shamia dega e Vajzave dhe shoqatën Istanbul u organizuan aktiviteti fetaro-kulturor kushtuar Hz. Muhamed a.s.

Aktiviteti u hap me hynin kombëtare për të vijuar me leximin e Kur’anit. Në fjalën e tij Myftiu i Pukës Gëzim Kopani pasi falënderoj pjesëmarrësit si dhe autoritet zyrtare tha: “Të nderuar besimtarë jemi bashkuar sot këtu për të përkujtuar dhe kujtuar këshillat e hz. Muhamed a.s. Këshilla këto që përçojnë paqe dhe dashuri. Prandaj prania juaj është dëshmi e gjallë e myslimanizmit në rrethin e Pukës.”

Kreu i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë njëherazi edhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra tha: “Me të vërtet ndjehem i emocionuar që ndodhem sot në qytetin e Pukës dhe me lejoni të falënderoj Myftininë Pukë për aktivitet që zhvillon si dhe Medresenë Shkodër e cila jep kontribut jo vetëm në arsimimin e qindra nxënësve por edhe zhvillimin e aktiviteteve fetaro-kulturore.”

Aktivitetin e përshëndeti edhe N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj.

Ndërsa Drejtori i Medresesë Shkodër Kujtim Dervishi bëri një panorame të veprimtarisë së Medresesë Shkodër.

Në fund të aktivitetit të pranishmit morën dhuratë shumë literature islame.

11124598_10202812858963071_2492982616444022359_o 11091008_10202812861523135_9142548764882277582_o 11080404_10202812869603337_2570555353332375570_o 11060987_10202812859123075_1515735618373575984_o 11054783_10202812857203027_506003690909135493_o 11011109_10202812863683189_6568858053936681523_o 10903845_10202812871283379_8494242718689553300_o

 

 

 

 

You must be logged in to post a comment Login