Përkujtohet profeti Muhamed a.s. në qytetin e Fushë-Arrëzit

???????????????????????????????

Myftinia e Pukës në bashkëpunim me Medresenë H. Sh. Shamia Shkodër, organizoi sot në qytetin e Fushë-Arrëzit programin artistik “Përjetësisht me Ty”, kushtuar Profetit Muhamed a.s.

Aktiviteti u hap me lexim të vargjeve kuranore të kënduar nga nxënësi Enes Masaj.

Myftiu i rrethit të Pukës Gëzim Kopani u shpreh se “nuk ka gjë më të madhe se sa të promovohen vlerat e islamit, pasi vetë fjala islam do të thotë paqe dhe lumturi. Sot më shumë se kur njerëzimi ka nevojë për paqe dhe lumturi. Këtë lumturi mund ta arrijmë vetëm duke ndjekur shembullin e Hz.Muhamed a.s.”

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe drejtori i Medresesë  së Shkodrës,  Kujtim Dervishi.

Programi vijoi me ilahi dhe interpretime poezish të vëna në skenë nga nxënësit dhe grupi artistik i Medresesë së Shkodrës.

Në fund të programit për të pranishmit u shpërnda literaturë fetare si dhe u shtrua një koktej.

Një program i tillë organizohet për herë të parë  në qytetin e Fushë-Arrëzit.

/Drita Islame/

??????????????????????

?????????????????????? 

 

 

You must be logged in to post a comment Login