Përkujtohet Profeti Muhamed a.s. në qytetin e Fushë-Arrëzit

U përkujtua më 1 mars 2015 në qytetin e Fushë-arrezit lindja e Profetit Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!

Myftinia Pukë në bashkëpunim me Medresenë Haxhi Sheh Shamia Shkodër dhe shoqatën Istanbul, organizoi në qytetin e Fushë-Arrëzit programin artistiko-islam kushtuar lindjes së Profetit Muhamed a.s.

Në këtë aktivitet mori pjesë Myftiu i Pukës, Gëzim Kopani, Koordinatori i Medresesë Shkodër, dega e djemve, Fehmi Dushku, drejtori i Medresesë Kujtim Dervishi, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Ferit Ringaj, si dhe shumë personalitete të tjera.

Programi u hap me himnin kombëtar për të vazhduar me disa ajete kur’anore. Në emër të medresesë H.Sh.Shamia përshëndeti drejtori Kujtim Dervishi, i cili vlerësoi bashkëpunimin që ka Medreseja e Shkodrës me Myftininë e Pukës.

Më pas Myftiu Gezim Kopani pasi falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë takim theksoi qëllimin e zhvillimit të këtij aktiviteti i cili ndriçon zemrat e besimtarëve mysliman të qytetit të Fushë-arrëzit dhe jo vetëm.

N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj, në fjalën e tij ndër të tjera tha: “…Institucioni ynë çdo herë ka gjet gjuhën e bashkëpunimit me  Myftininë e Pukës. Tashmë Myftinia e Pukës po zhvillon aktivitete të larmishme jo vetëm në Pukë, Fushë-arrëz, por në të gjithë rrethin e Pukës. Ky aktivitet vjen në shenjë respekti për Profetin Muhamed i cili ka qenë shembulli i bashkëjetesës, i paqes dhe i dashurisë. Myslimanët e Fushe-Arrëzit kanë nevojë të kenë kultin e tyre ku edhe ato të luten. Unë jam në brendësi të disa problemeve që janë hasur në këtë drejtim, por besoj se me dialog dhe mirëkuptim edhe myslimanët e Fushë-Arrëzit do kenë xhamin e tyre”, tha z.Ringaj.

Më pas programi ka vijuar me pjese teatrale, poezi dhe ilahi nga grupi artistik i Medresesë së  Shkodrës.

Ndërkohë në fund të muajit mars, Myftinia e Pukës do organizojë një tjetër program artistik që do zhvillohet në qytetin e Pukës.

puke (2) puke (3) puke (4) puke (5)

You must be logged in to post a comment Login