Përkujtimi i Profetit Muhamed a.s. në Kukës

Myftinia e Kukësit organizoi një simpozium për Profetin Muhamed a.s., ku u fol rreth shembullit dhe virtytit të më të lartit të njerëzimit.

Programi u hap me këndim Kur’ani nga imami nga Prizreni Haki Ramadani.

Në fjalën përshëndetëse myftiu i Kukësit, z. Islam Hoxha, vuri në dukje se ndjekja e rrugës së Profetit është kusht për të fituar dashurinë e Allahut.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu, foli mbi moralin dhe mënyrat se si i ndërtonte marrëdhëniet Profeti ynë si burrë shteti, si prind dhe si bashkëshort.

Ndërsa Drejtori i Kulturës, z. Dorian Demetja, foli për dhembshurinë, mëshirën dhe veçoritë që i patën dhënë sukses Profetit në përcjelljen e mesazhit islam për njerëzit.

Në simpozium morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal dhe qytetarë të shumtë të Kukësit.

18 prill 2017

You must be logged in to post a comment Login