Përfaqësuese të Deutsche Welle-s, vizitë në KMSH

Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj, priti në zyrën e tij përfaqësues të Deutsche Welle-s.

Në takim ishte kryeredaktorja e Deutsche Welle, znj. Ines Pohl, përfaqësuesja e DW për Europën, znj. Adelheid Feilcke dhe korrespondentja e DW në Shqipëri, znj. Ani Ruci.

Kreu i KMSH-së vlerësoi DW për seriozitetin dhe kontributin e saj në fushën e medias dhe informacionit, si dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në mënyrë që publikut t’i përcillet informacioni i duhur.

Më tej z. Bruçaj i njohu përfaqësueset e DW me historikun e KMSH-së, ecurinë dhe sfidat e hasura gjatë këtyre dy dekadave, kontributin në fusha të ndryshme me interes shoqëror dhe institucionet arsimore institucionit: Medresetë dhe Kolegjin Universitar Bedër.

Kreu i KMSH-së së bashku me drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median, z. Agron Hoxha, diskutuan me përfaqësueset e DW mbi format e bashkëpunimit me DW në Shqipëri si dhe me DW në gjuhë të tjera.

Përfaqësueset e DW falënderuan kreun e KMSH-së për mikpritjen dhe u shprehën se do të kenë një bashkëpunim të ngushtë me KMSH-në duke thekuar se qëllimi i DW është përçimi i informacionit të duhur, të saktë dhe të paanshëm.

3 nëntor 2017

You must be logged in to post a comment Login