OKB del në mbrojtje të shamisë

myslimaneAgjencia për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara ka dënuar vendimin e një shkolle franceze për përjashtimin e një nxënëseje me origjinë indiane për shkak të mbajtjes së shamisë.

Në deklaratën e komisionit në fjalë shkruhet se mbajtja e shamisë brenda ambienteve të shkollës nuk e cenon aspak institucionin përkatës dhe as të drejtat e personave të tjerë dhe liritë e tyre personale. Vendimi për përjashtimin e nxënëses, vetëm se po praktikon besimin e saj, është i gabuar dhe i pajustifikueshëm.

Në deklaratën e komisionit në fjalë, thuhet gjithashtu se respekti i laicitetit nga ana e zyrtarëve francezë, nuk u jep asnjë të drejtë për të përjashtuar një nxënëse, me pretekstin se po përmbush obligimet e tij fetare, në rastin në fjalë se mban shaminë.
Reagimi i i Kombeve të Bashkuara është mirëpritur nga organizatat islame në Evropë, disa prej të cilave e kanë cilësuar si hap të rëndësishëm në përkrahje të adoleshentes, e cila  kishte deklaruar se nuk do ta braktiste besimin dhe respektin ndaj Zotit, pavarësisht sanksioneve të shkollës për vendimin e saj.

 

/Drita islame/

You must be logged in to post a comment Login