Njeriu me krahë të artë

Xhejms Harrison nuk është një dhurues gjaku dosido.

Në “karrierën” e tij ka shpëtuar jetën e më shumë se 2 milionë fëmijëve falë një veçantie në gjakun e tij, duke e merituar nofkën “njeriu me krahë të artë”.

Historia e tij është publikuar nga CNN.

I moshuari nga Australia, i cili tani është 78 vjeç, ka filluar të dhurojë gjak që i ri pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që i shpëtoi jetën edhe nga infuzioni i 13 litrave gjak.

Duke studiuar gjakun e tij, studiuesit australianë në vitin 1967 kanë zbuluar se përmbante një antitrup shumë të rrallë, të aftë për të  parandaluar sëmundjen e ashtuquajtur ‘Rh’, për shkak të së cilës, nëse një grua ka ‘Rh’ negativ si grup gjaku dhe fëmija që mban në bark ka një ‘Rh’ pozitiv, sistemi imunitar i nënës sulmon celulat e fetusit, duke shkaktuar në disa raste përkeqësime dhe aborte.

Nga ditët e atij zbulimi, Harrison ka bërë 1000 dhurime dhe ka bashkëpunuar vazhdimisht me mjekët australianë për të zhvilluar kurën në bazë të antitrupave, të cilat përdoren tani për të parandaluar sëmundjen në të gjithë botën.

Në botë, kujton Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë çdo vit 108 milionë dhurime të gjakut, por gjysma grumbullohen në vendet e zhvilluara, që në të vërtetë kanë vetëm 18% të kërkesave.

You must be logged in to post a comment Login