Një veshje moderne

Nga: Xhynejd Suavi

Një mesogrua veshi kanotierën që pëlqeu në dyqanin më luksoz të qytetit dhe, pasi u pa disa herë para pasqyrës, tha:

-Unë jam pedagoge në universitet. Dua të blej një veshje moderne dhe të shijoj të veshurit në mënyrë të pavarur.

Vajza shitëse që po interesohej me të, iu drejtua:

-Juve ju njoh mirë, zonjë dhe di që visheni shumë moderne. Por sipas modës franceze, veshjen tuaj duhet ta plotësoni me një shami.

-Me një shami? -tha gruaja duke shtrembëruar buzët. –Moderne, ë? Por në qoftë se vjen nga një qendër e modës, siç është Franca, atëherë ashtu është.

Vajza shitëse, pasi shtroi përpara blerëses së saj shamitë në raft, i tha:

-Megjithëse janë të shtrenjta, këto janë dizenjot më moderne. Juve ju shkojnë.

-Të gjitha qenkan njëra më e bukur se tjetra, -tha gruaja duke parë shamitë një e nga një. -Por mua më pëlqen ajo që keni ju në kokë. Tani nuk më kujtohet, por një ditë e pashë tek dikush këtë shami.

Vajza e re iu përgjigj duke buzëqeshur me respekt:

-Ajo isha unë, profesoreshë! Jam nxënësja e juaj. Kur po më nxirrnit jashtë orës së mësimit, për shkak të veshjes sime, në kokë kisha vënë këtë shami…

 

 

 

 

You must be logged in to post a comment Login