Një ditë e shëndetshme për të gjithë familjen!

getty_rm_photo_of_mom_feeding_kids_breakfast

Ora 6:30 e mëngjesit, të gjithë jeni të uritur. Në qoftë se sapo jeni zgjuar dhe nuk keni konsumuar që 10 orë më parë, mos u largoni nga shtëpia pa konsumuar mëngjesin, sepse ju jep ju dhe fëmijëve më shumë energji për një ditë sa më të mbarë. Një mëngjes i mirë ka një balancë midis proteinave, vitaminave, karbohidrate dhe fibrave. Ushqehuni pak, por saktë dhe mos konsumoni produkte me yndyra.

Ora 7:00, përpara se të nisni aktivitetin tuaj të përditshëm merrni  pak minuta duke bërë një vrap të lehtë. Ju do të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar për nisjen e një dite të mbarë. Vrapi i mëngjesin ndihmon gjakun që të qarkullojë më mirë dhe në mbrëmje ju do të bëni një gjumë të qetë.

Ora 7:30 minuta, po përgatiteni për t’u larguar nga shtëpia, por më parë lyeni fytyrën me një krem i cili do ju mbrojë gjatë ditës dhe nuk do ju krijohen probleme me fytyrën. Kremin duhet që ta merrni me rekomandimin e një mjeku dermatolog, i cili pasi të ketë bërë një kontroll fytyrës suaj do ju përcaktojë llojin e kremit.

Ora 8:00, ju po përgatisni fëmijët për ti çuar në shkollë, mos harroni që t’i vendosni në çantën e tyre një shishe ujë dhe një mollë ose disa hurma.

Ora 12:30, është koha që të konsumoni drekën së bashku me familjen. Nëse nuk doni që të konsumoni shumë ju mund të përgatisni në kushte shtëpi një tost e nëse keni produkte perimore dhe frutore në bahçen tuaj, mund t’i përdorni dhe përfitimet do të jenë shumë të mira.

Ora 14:00, nëse jeni në punë mund të bëni lëvizje të vogla fizike si për shembull disa lëvizje të duarve ose të qafës. Mund të pushoni në pak minuta ose të dilni jashtë që të merrni ajër të pastër dhe të qetësoni sytë nga qëndrimi që mund të keni në kompjuter.

Ora 16:00, fëmijët mund të jenë në shtëpi dhe nëse dhe ju si prind jeni në shtëpi, mund ta ndihmoni në bërjen e detyrave ose në leximin e ndonjë libri për fëmijë ose dhe me tematikë fetare.

Ora 17:00, ju mund të bëni një lëng frutash vetë dhe të uleni me fëmijën dhe mund të bisedoni me të se si ka shkruar dita, çfarë bëri në shkollë. Është mirë që fëmija të ndajë emocionet dhe të komunikojë me prindërit e tij.

Ora 19:00, filloni përgatitjen e darkës dhe në kuzhinë merrni dhe fëmijët tuaj, por pa bërë rrëmujë, por i mësoni ata me edukatën e të gatuarit dhe kërkoni nga ata çfarë ata pëlqejnë dhe si po ndihen.

Ora 20:00, mund të shikoni programe që janë interesante për moshën e fëmijës suaj, por mos qëndroni gjatë sepse mund t’i dëmtoni sytë, e mund t’i shkaktoni probleme të më vonshme.

Ora: 21:00, koha për të rënë në gjumë, mos harroni që çdo mbrëmje bashkë me fëmijën të lexoni pjesë nga ndonjë libër për fëmijë.

/Redjon Shtylla – Drita Islame/

You must be logged in to post a comment Login