Nishani: KMSH shërbeu si model për institucionet e tjera (VIDEOLAJM)

nishaniBesa, mikpritja, bujaria, toleranca etnike dhe fetare, ruajtja e farefisnisë janë ndër normat themelore të sjelljes islame dhe ndër të paktat gjëra me të cilat ne mund të krenohemi. Kështu u shpreh Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i cili mori pjesë në 90- vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

“Le ta ruajmë këtë frymë e ketë besim, siç e kemi trashëguar, le ta vendosim atë në shërbim të të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë e në zhvillim e perspektivës së çështjes kombëtare.”- tha Nishani.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit u ndal në mënyrë të veçantë tek Haxhi Vehbi Dibrës dhe Hafiz Sabri Koçi si dy prej figurave, kontributi i të cilëve është për tu çmuar.

Komuniteti Mysliman Shqiptar, tha Nishani që në vitet e para u shfaq si flamurtar i promovimit të edukatës dhe moralit të lartë, edhe pararojë e një institucioni të mirë organizuar, që shërbeu si model edhe për institucione të tjera shtetërore.

You must be logged in to post a comment Login