Nënkryetari i KMSH, Gazmend Aga, mban hytben e xhumasë në Shkodër

Ditën e xhuma, më 30 gusht 2013, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Gazmend Aga, ka qenë i pranishëm në Shkodër, ku ka mbajtur hytben e xhumasë në xhaminë e Parrucës.

Në fjalën e tij para besimtarëve të shumtë të pranishëm në xhami, ai ka folur mbi rëndësinë që ka perceptimi i duhur i jetës, si mundësi për të fituar kënaqësinë e Zotit, nëpërmjet veprës së mirë në çdo drejtim.

Nënkryetari i KMSH, H. Gazmend Aga, ka përmendur se njeriu nuk duhet ta konsiderojë këtë botë si vend të përhershëm, por një stacion kalimtar drejt së përtejmes, ku njeriu do të marrë atë që ka punuar në këtë jetë.

Gjatë hytbes së xhumasë në Shkodër, Nënkryetari i KMSH, ka nxitur rregullimin e nijetit në jetën e përditshme, për rregullimin e mëtejshëm të marrëdhënies në mesin e njerëzve, në harmoni, respekt të ndërsjellët dhe paqe.

Pas namazit të xhumasë, Nënkryetari Aga, është përshëndetur me besimtarët, të cilët e kanë uruar për praninë e tij në mes tyre dhe hytben e xhumasë.

Gazmend Aga - Hytber Shkoder (2)

Gazmend Aga - Hytber Shkoder (1)

You must be logged in to post a comment Login